Tregimet Tona | Kosovo

Speeches Shim

08-05-2020

Kur PetrI dhe një grup i të rinjve të Graçanicës aplikuan për biçikleta vitin e kaluar, në kudër të një projekti turistik për komunitetin e tyre, atyre fare nuk u shkoi mendja se brenda një viti do të përdorin të njëjtat biçikleta për të bërë dërgesa të porosive gjatë një pandemie globale.

08-05-2020

Mesi i prillit ishte java e parë e vjeljes për shumë fermerë të asparagut në Kosovë, përfshirë edhe fermerin fillestar Gentrit Bytyqi dhe partneren e tij të biznesit Valentina Bajrami.  Këta dy agronomë të rinj janë plot energji dhe shpresë, pavarësisht sfidave në vitin e tyre të parë të prodhimit. Duke u përballur me kufizime në punët e tyre për shkak të COVID-19, Gentriti dhe Valentina bënë përpjekje shtesë për të përmbushur kërkesat e tregut.  Këta përfitues të grantit të USAID grumbulluan 72 kg asparag të freskët nga një hektarë tokë e kultivuar në Fushticë, Drenas/Gllogovc. 

21-04-2020

Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) i’u bashkua fushatës #SecilapërtëBarabartat (#Each4Equal). Si pjesë e kësaj fushate mbarëbotërore, KOSTT-i prezantoi gratë udhëheqëse të ndërmarrjes komunale dhe përpjekjet që ato bëjnë për të siguruar barazinë gjinore.

21-04-2020

Grupi më i rishtë i vijuesve të Shkollës së Mediave të Reja u diplomua zyrtarisht në fillim të marsit 2020. Shkolla e Mediave të Reja është një program intensiv dhjetë-mujor i organizuar nga Instituti Demokratik Kombëtar me financim të USAID-it. Që nga maji i vitit 2019, pjesëmarrësit multi-etnikë mësuan dhe ushtruan shkathtësitë e përdorimit të mediave sociale në zhvillimin e fushatave dixhitale.

21-04-2020

Partneri i USAID-it Qendra për Arsim e Kosovës nisi më 16 mars një platformë të internetit për t'u mundësuar fëmijëve shkollor qasjen në leksione. Mësimi onllajn është pjesë e një përpjekjeje me shtrirje në mbarë vendin për t'i mbajtur nxënësit e Kosovës të angazhuar rreth mësimit në shtëpi, gjatë kohëzgjatjes së periudhës në të cilën shkollat po qëndrojnë të mbyllura. Kjo është nisma e parë e mësimit përmes internetit në Kosovë dhe plotëson përpjekjet që po bën Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për t'i bërë të disponueshme onllajn video leksionet për klasët 1-5.

Pages