Tregimet Tona | Kosovo

Speeches Shim

03-05-2019

Programi i USAID-it Lidershipi Transformues (TLP) – komponenta Korpusi i Qytetarëve, ka mbajtur më 25 prill ngjarjen vjetore të tretë me radhë "Vullnetari i Vitit." Evenimenti "Vullnetari i Vitit" u shprehë mirënjohje të diplomuarve të programit TLP që kanë ushtruar një ndikim të jashtëzakonshëm pozitiv në komunitetet e tyre dhe vazhdojnë të promovojnë angazhimin qytetar dhe pjesëmarrjen e të rinjve të Kosovës. Në edicionin e sivjetëm të kësaj ngjarjeje, organizatorët shpallën Korab Vranovcin si "Vullnetar të Vitit." Z.

03-05-2019

Konferenca e pestë vjetore “Dita e vajzave në TIK,“ e cila u mbajt më 26 prill, bashkoi 185 individë, 137 nga të cilët morrën pjesë në punëtori të ndryshme nga fusha e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK). Kjo ngjarje e cila u organizua nga Fondacioni IPKO, e që mbahet në mbi 150 vende të ndryshme të botës, u ofron femrave të reja të cilat janë aktive në TIK mundësi të vendosjes së lidhjeve me liderë të fushës së TIK-ut, pjesëmarrjes në punëtori dhe rrjetëzimit me kompanitë kosovare të TIK-ut në një panair të punësimit.

03-05-2019

Për shumë vite, qytetarët e Kosovës vuajtën pasojat e mungesës së një kuadri efikas dhe gjithëpërfshirës të të drejtave pronësore. Qasja e vështirë në titullin mbi pronën dhe paqartësitë e lidhura me të, praktikat e ndryshme ligjore dhe procedurat gjyqësore të stërzgjatura dekurajojnë investimet vendëse dhe të huaja. Gratë shpesh nuk e regjistrojnë pronën në emër të tyre, ndërsa normat shoqërore tradicionale i inkurajojnë ato që të heqin dorë nga trashëgimia e tyre në favor të trashëgimtarëve meshkuj.

03-05-2019

Personeli i misionit të USAID-it në Kosovë shënoi Ditën e Tokës duke marrë pjesë në sfidën #TrashTag dhe mbledhjen e mbeturinave pranë stacionit hekurudhor të Prishtinës. Personeli mbush gati 40 thasë me mbeturina dhe ricikloi disa thasë me shishe të plastikës për të mbështetur sektorin në rritje e sipër të riciklimit në Kosovë si dhe përpjekjet vendore për zvogëlimin e ndotjes.

Pages