USAID-i ndihmon nisjen e ngjarjes vjetore të pestë me rradhë “Dita e vajzave në TIK

Speeches Shim

E premte, 3 maj, 2019
Drejtoresha e misionit të USAID-it për Kosovë Lisa Magno në hapjen e ngjarjes vjetore Dita e Vajzave në TIK që mbahet për të pestën herë
Ardian Kurtolli, USAID

Konferenca e pestë vjetore “Dita e vajzave në TIK,“ e cila u mbajt më 26 prill, bashkoi 185 individë, 137 nga të cilët morrën pjesë në punëtori të ndryshme nga fusha e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK). Kjo ngjarje e cila u organizua nga Fondacioni IPKO, e që mbahet në mbi 150 vende të ndryshme të botës, u ofron femrave të reja të cilat janë aktive në TIK mundësi të vendosjes së lidhjeve me liderë të fushës së TIK-ut, pjesëmarrjes në punëtori dhe rrjetëzimit me kompanitë kosovare të TIK-ut në një panair të punësimit. Në panairin e sivjetëm të punësimit, 25 biznese pjesëmarrëse u takuan me më shumë se 250 individë dhe zhvilluan mbi 20 intervista.

Krahas përkrahjes së kësaj ngjarjeje vjetore, USAID vazhdon të veprojë në partneritet me organizatat vendore, duke përfshirë Cacttus Education dhe partnerët qeveritarë, për t'u ofruar grave dhe vajzave të reja që po synojnë karrierë në fushën e TIK-ut, mundësi për mentorim dhe trajnim.