Flag of Kosovo

Sundimi I Ligjit Dhe Qeverisja

Gjuha: English | Serbian | Shqip

Speeches Shim

Sundimi I Ligjit Dhe Qeverisja
Integrimi i gjyqësorit
USAID

Kosova ka realizuar shumë të arritura nga shpallja e pavarësisë së saj në vitin 2008.  Ajo ka ndërtuar institucionet, ka ndërmarrë reforma institucionale, ka mbajtur disa palë zgjedhje të lira e të ndershme me tranzicione paqësore, dhe kaluar nëpër procesin e decentralizimit.  Për të përmirësuar sistemin e sundimit të ligjit, gjykatat themelore në Kosovë kanë zvogëluar numrin e lëndëve të prapambetura dhe kanë futur ndërmjetësimin brenda gjykatave.  Me arritjen, në tetor të vitit 2017, e integrimit të strukturave gjyqësore serbe në institucionet e Kosovës, gjyqësori tani vepron në tërësinë territoriale të vendit.             

Përkundër këtyre arritjeve, ende mbeten sfidat e rënësishme, ndërsa popullata e re e Kosovës kërkon transparencë, efikasitet dhe llogaridhënie më të madhe nga institucionet qeveritare të saj.  USAID-i po punon me Qeverinë e Kosovës në forcimin e pavarësisië së gjyqësorit dhe sundimin e ligjit; përmirësimin e komunikimit në mes të zyrtarëve të zgjedhur dhe zgjedhësve të tyre; dhe në sigurimin se Kuvendi i Kosovës ka mbikqyrje të mjaftueshme mbi ekzekutivin.  Këta janë hapa thelbësor në drejtim të luftimit të korrupsionit gjithëprezent dhe erozionit të besimit të publikut në aftësinë e qeverisë së tij për të siguruar shërbime themelore.     

Qeveria e Kosovës është e përkushtuar ndaj udhëheqjes dhe zbatimit të reformave që do të shpiejnë drejt efikasitetit dhe transparencës më të madhe.  Kjo I ka dhënë mundësi USAID-it të hyjë në partneritet me Qeverinë rreth çështjeve kyqe të reformave dhe të përqëndrojë ndihmën në forcimim e zbatimit të ligjeve, mbikëqyrjes, menaxhimit dhe në rritjen e shkathtësive profesionale.  Mundësi të tilla ekzistojnë brenda Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Akademisë së Drejtësisë (AD) dhe vetë gjykatave.  Ligji i tregtisë, të drejtat pronësore dhe zgjidhja alternative e kontesteve (ZAK) gëzojnë vëmendje të veçantë nga USAID-i për shkak se ato mbështesin reformat e nevojshme për nxitje të zhvillimit ekonomik.  Për më tepër, rëndësia e ndihmës juridike falas qëndron në atë se është një shërbim thelbësor për të plotësuar nevojat juridike të njerëzve.              

Mundësitë gjithashtu ekzistojnë edhe për forcimin e mëtejmë të Kuvendit nacional dhe organizatave të shoqërisë civile duke qenë se ato avokojnë për qytetarët e Kosovës dhe sigurojnë mbikqyrje të pushtetit ekzekutiv.  Përveç kësaj, USAID-i mbështetë përpjekjet decentralizuese në Kosovë dhe ndihmon në ndërtimin e kapaciteteve të komunave për të ushtruar qeverisje llogaridhënëse dhe për t’iu përgjegjur nevojave të të gjithë qytetarëve të tyre.