You are viewing:
Information released online before January, 2021.
Note: Content in this archive site is NOT UPDATED, and external links may not function. External links to other Internet sites should not be construed as an endorsement of the views contained therein.
You are entering the 2017-2020 Archive for the
United States Agency for International Development web site.
If you are looking for current information, visit www.usaid.gov.
Prishtinë, 11 korrik 2019 - Presidenti Hashim Thaçi dhe Drejtoresha e misionit të USAID-it në Kosovë Lisa Magno nënshkruan sot një amendament në marrëveshjen dypalëshe për bashkëpunim zhvillimor në mes të Qeverisë së Sh.B.A.-ve dhe Qeverisë së Kosovës. Me këtë amandament zotohen 35 milionë dollar amerikan shtesë nga Shtetet e Bashkuara, duke ngritur shumën totale të mjeteve të zotuara nga Sh.B.A.-të sipas marrëveshjes në 198 milionë dollar amerikan, ndërsa të gjitha fondet do të administrohen nga Agjencia e Sh.B.A.-ve për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Të gjitha fondet i destinohen mbështetjes së Kosovës në rrugëtimin e saj drejt vetëqëndrueshmërisë.
Kushtet e marrëveshjes përforcojnë parimin se përkushtimi i Kosovës ndaj axhendës së saj zhvillimore, përfshirë edhe përmes prioriteteve të saj buxhetore, është çelës i suksesit të Kosoovit. USAID-i vazhdon t’u ofrojë mundësi si institucioneve ashtu edhe popullit të Kosovës për të punuar së bashku në përmirësimin e sundimit të ligjit, rritjen e zhvillimit ekonomik dhe promovimin e stabilitetit rajonal.
Nga viti 1999 e tutje, USAID-i ka investuar në emër të popullit amerikan mbi 920 milionë dollarë amerikan në mbështetjen e rrugëtimit të Kosovës drejt vetëqëndrueshmërisë.
# # #
Puna e USAID-it avancon si sigurinë kombëtare ashtu edhe prosperitetin ekonomik të Sh.B.A.-ve, tregon zemërgjerësinë amerikane dhe promovon rrugëtimin drejt vetëqëndrueshmërisë dhe adaptueshmërisë së përfituesit të ndihmës.
Comment
Make a general inquiry or suggest an improvement.