Qeveria e Sh.B.A.-së vazhdon me përkushtimin e saj për të mbështetur rrugëtimin e Kosovës drejt vetqëndrueshmërisë

Press Release Shim

Speeches Shim

Për Shpërndarje të Menjëhershme

E mërkurë, 18 nëntor, 2020
Xheraldina Cernobregu
+3833859593000

Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani - Sadriu, dhe Drejtoresha e misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, nënshkruan sot një marrëveshje të re dypalëshe të bashkëpunimit për zhvillim në mes të Qeverisë së SHBA-së dhe Qeverisë së Kosovës. Kjo marrëveshje e re dypalëshe e bashkëpunimit vë në dispozicion 33 milion dollarë amerikan shtesë, nga shuma e gjithmbarshme prej 161 milion dollarë amerikan e zotuar nga Shtetet e Bashkuar, përmes Agjencisë së Sh.B.A.-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), për të mbështetur Kosovën në rrugëtimin e saj drejt vetqëndrueshmërisë.

Kjo marrëveshje përforcon parimin se, në fund të fundit, vetë Kosova është përgjegjëse për agjendën e saj zhvillimore, përfshirë edhe përmes prioriteteve të shënjestruara buxhetore. Me këtë përkushtim të ripërtërirë, USAID-i do t'a ndihmojë Kosovën të realizojë dividendën e saj demokratike dhe demografike përmes zgjidhjeve të cilave do u prijë vetë Kosova. Për të arritur këtë qëllim, USAID-i do të rris llogaridhënien e qeverisë dhe do t'i vë në shfrytëzim mundësitë e reja demokratike dhe ekonomike. Këto përpjekje përforcojnë fokusimin e vazhdueshëm të Qeverisë së Sh.B.A.-së në paqe, drejtësi dhe prosperitet.

Që nga viti 1999, USAID ka investuar, në emër të popullit amerikan, më shumë se 950 milion dollarë amerikan në rrugëtimin e Kosovës drejt vetqëndrueshmërisë. 

                                                                                                                   # # #

Puna e USAID-it avancon sigurinë kombëtare dhe prosperitetin ekonomik të Sh.B.A.-së, demonstron zemërgjërësinë amerikane dhe promovon rrugëtimin e përfituesit të ndihmës drejt vetqëndrueshmërisë dhe fleksibilitetit.