Speeches Shim
Ngjarja Java e Grave (WoW), e lançuar më 15 dhjetor nga Instituti Demokratik Kombëtar (NDI), i mbështetur nga USAID-i, është një ngjarje vjetore në nivel vendi që tubon së bashku, në një mjedis me përfaqësim të të gjitha etnive, qindra gra dhe burra nga partitë politike, shoqëria civile, biznesi, mediat dhe qarqet akademike. Kjo ngjarje ofron një vendtakim me rëndësi thelbësore për debat mbi politikat dhe diskutime intensive, dhe ka për synim të zgjërojë shkathtësitë udhëheqëse të grave vendore. Ngjarjen e hapi Ambasadori i Sh.B.A.-së, Philip S.
Legalizimi i ndërtimeve pa leje në Kosovë sjellë dobi për qytetarët, duke u dhënë mundësinë që ti gëzojnë të drejtat e tyre pronësore, si dhe u mundëson qytetarëve dhe bizneseve që ti përdorin ndërtimet e legalizuara si hipotekë për të financuar aktivitetet tjera investuese. Duke iu përgjigjur këtyre kërkesave të qytetarëve dhe komunave, USAID-i ka mbështetur Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit për thjeshtësimin e procedurave të legalizimin, uljen e kostove si dhe zhvillimin e një fushate aktive të komunikimit për trajtimin e ndërtimeve pa leje.
Aktiviteti i USAID Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale lehtësoi, së bashku me Odën Ekonomike Amerikane, një diskutim virtual lidhur me ndërmarrësinë, inovacionin dhe teknologjinë bujqësore, si pjesë e Javës Globale të Ndërmarrësisë. Ky sesion i transmetuar drejtpërdrejt përshkroi përparimin e bërë gjatë dekadës së kaluar në zhvillimin e agrobiznesit dhe rolin e shkencës dhe teknologjisë në këtë rrjedhë. Panelistë ishin investitori i agrobiznesit, Armend Skeja; Kryeshefi Ekzekutiv i Biotech Agriculture, Endrit Ahmeti; dhe bashkëpronari i fermës së boronicave Sante Fruit, Yll Hoxha.
Fatbardha dhe Herolinda i’u bashkëngjitën grupit të themeluar në kuadër të aktivitetit të USAID-it Varet nga Rinia (“Up to Youth”) në Viti, ndërsa rishtazi edhe shkollës së ndërmarrësisë të këtij aktiviteti.
Më 12 nëntor 2020, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, me mbështetjen e aktivitetit të USAID-it Qeverisja Ekonomike, mbajti një panel diskutimi virtual me përfaqësues të themeluesve/shitësve të franshizave në Kosovë në njërën anë dhe shfrytëzuesve/blerësve të tyre në tjetrën.
Comment
Make a general inquiry or suggest an improvement.