Speeches Shim
Ngjarja Java e Grave (WoW), e lançuar më 15 dhjetor nga Instituti Demokratik Kombëtar (NDI), i mbështetur nga USAID-i, është një ngjarje vjetore në nivel vendi që tubon së bashku, në një mjedis me përfaqësim të të gjitha etnive, qindra gra dhe burra nga partitë politike, shoqëria civile, biznesi, mediat dhe qarqet akademike. Kjo ngjarje ofron një vendtakim me rëndësi thelbësore për debat mbi politikat dhe diskutime intensive, dhe ka për synim të zgjërojë shkathtësitë udhëheqëse të grave vendore. Ngjarjen e hapi Ambasadori i Sh.B.A.-së, Philip S. Kosnett, ndërsa folës të tjerë të shquar i’u drejtuan pjesmarrësve në ditën e parë, përfshirë U.d. së Presidentes znj. Osmani, Ambasadoren Kelly Currie, Ambasadoren Samantha Power, ish-Sekretaren e Shtetit Madeleine Albright dhe Presidentin e NDI-it Derek Mitchell.
Ndihmës Administratorja e USAID-it Michelle Bekkering mbajti fjalimin përmbyllës të ditës së parë të ngjarjes, duke theksuar rëndësinë që kanë gratë në arritjen e qëllimeve zhvillimore. "Ne nuk mund t'i realizojmë qëllimet tona zhvillimore nëse nuk merren parasysh zërat, interesat dhe nevojat e grave." Ndihmës Administratorja Bekkering gjithashtu theksoi se fuqizimi ekonomik i grave është prej kohësh një prioritet i Qeverisë së Sh.B.A.-së dhe se USAID-i po punon me institucionet vendore për të avancuar lidershipin politik të grave dhe për të përfshirë më shumë gra profesioniste në sektorin energjetik.
Që nga viti 2012, më shumë se 800 gra dhe 100 burra kanë marrë pjesë në WoW. Si dëshmi e ndikimit të këtij programi, 80 ish-pjesmarrës të WoW (përfshirë 13 gra nga komunitetet jo-shumicë) u kandiduan për poste në asambletë e tyre komunale në zgjedhjet lokale të vitit 2017, ndërsa 22 u zgjodhën këshilltarë. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019, 17 ish-pjesmarrës të WoW u gjendën për herë të parë në listat zgjedhore, nga të cilët u zgjodhën gjashtë. Me gjithë përparimin e bërë, ekzistojnë mundësi për avancim edhe më të madh të grave.
Comment
Make a general inquiry or suggest an improvement.