Tregimet Tona | Kosovo

Speeches Shim

23-12-2020

Me lançimin e faqës së internetit “Gjykata Ime,” publiku tani mund të ketë qasje të drejtpërdrejtë në shërbimet e gjykatës online,

11-12-2020

Grupi demografik më i madh në Kosovë janë të rinjtë nën moshën 35 vjeç, dhe praktikat profesionale janë bërë pjesë integrale e përgatitjes së këtij grupi për t'iu bashkëngjitur fuqisë punëtore. Megjithatë, deri vonë, shumë ndërmarrës shihnin pak vlerë për bizneset e tyre nga koha e investuar në praktikantë pasi nxënësve u mungonin aftësitë e domosdoshme.

11-12-2020

Pasqyra e Performancës, e cila u fut në përdorim nga ana e programit të USAID-it Forcimi i Sistemit të Drejtësisë dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës, paraqet një avancim madhor në transparencën gjyqësore. Për një kohë tejet të gjatë, sistemi i drejtësisë i Kosovës nuk ishte transparent ndaj publikun për sa i përket performancës së gjykatave. Ky fakt i kontribuoi rrënimit të besimit tek publiku, përkundër hapave të ndërmarrë nga ana e gjyqësorit për të rritur transparencën dhe llogaridhënien gjyqësore.

11-12-2020

Kthimi në shkollë këtë vit u shoqërua me ankth dhe brenga lidhur me sigurinë e dërgimit të fëmijëve për të vijuar mësimin duke qenë fizikisht prezent. Këto brenga, të kombinuara me mungesën e materialeve higjienike, e shndërruan përgatitjen për vitin shkollor në një sfidë si për prindërit ashtu edhe mësimdhënesit. Për t’i adresuar këto sfida, USAID-i, në partneritet me UNICEF-in, zbatoi nismën "Kthimi në shkollë" këtë vjeshtë, me qëllim që t’i furnizojë institucionet e arsimit parauniversitar dhe atij fillor me komplete të mjeteve mbrojtëse kundër koronavirusit.

20-11-2020

E katërta me radhë Javë e Krenarisë që mbahet një herë në vit në Kosovë përdori një paradë inovative të automjeteve, për të festuar Javën e Krenarisë duke respektuar njëkohësisht masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Një karavan me 30 vetura që valvitnin flamuj me ngjyrat e ylberit lëvizi më 12 tetor nëpër rrugët e Prishtinës, për të rritur ndërgjegjësimin mbi çështjet, sfidat dhe padrejtësitë me të cilat përballen personat LGBTI në Kosovë.

Pages