10,000 KOMPLETE ME PAJISJE MBROJTËSE U SHPËRNDAHEN NXËNËSVE DHE MËSIMDHËNËSVE

Speeches Shim

E premte, 11 Dhjetor, 2020
Fëmijë duke vendosur maskën me identitet të USAID-it
UNICEF Kosovo për USAIDKosovë

Kthimi në shkollë këtë vit u shoqërua me ankth dhe brenga lidhur me sigurinë e dërgimit të fëmijëve për të vijuar mësimin duke qenë fizikisht prezent. Këto brenga, të kombinuara me mungesën e materialeve higjienike, e shndërruan përgatitjen për vitin shkollor në një sfidë si për prindërit ashtu edhe mësimdhënesit. Për t’i adresuar këto sfida, USAID-i, në partneritet me UNICEF-in, zbatoi nismën "Kthimi në shkollë" këtë vjeshtë, me qëllim që t’i furnizojë institucionet e arsimit parauniversitar dhe atij fillor me komplete të mjeteve mbrojtëse kundër koronavirusit.

Me rastin e lançimit të nismës "Kthimi në shkollë" në gusht, Ministri i Arsimit i Kosovës, Ramë Likaj, shprehu mirënjohjen e tij për ndihmën. "Në kohëra si kjo e tashme, ju e kuptoni se cilët janë miqtë tuaj të vërtetë, prandaj jemi të lumtur që po kalojmë nëpër këtë periudhë kohore të vështire dhe procesin sfidues të kthimit në shkollë bashkë me miq si UNICEF-i dhe USAID-i," tha Ministri Likaj. Deri më tani, USAID-i dhe UNICEF-i u kanë shpërndarë rreth 10,000 komplete që përmbajnë maska, dezinfektues duarsh dhe materiale tjera higjienike nxënësve dhe mësimdhënësve anembanë Kosovës. Drejtoresha e misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, deklaroi se, “Luftimi i COVID-19 ndihmon duke e bërë kthimin e nxënësve në shkollat e tyre shumë më të sigurt. Të gjithë jemi në këtë së bashku.”

Kjo ndihmë është pjesë e një pakoje ndihmash në vlerë prej 1.6 milion dollarë amerikan që USAID-i i’a siguroi Kosovës me qëllim që të rris aftësinë e saj për të ndërmarrë masat e duhura dhe ndalojë përhapjen e mëtejme të COVID-19.