Tregimet Tona | Kosovo

Speeches Shim

13-10-2020

Anembanë Kosovës, fëmijët dhe të rinjtë po i kthehen shkollës në mënyre të sigurtë. Qoftë duke vijuar mësëmin përmes prezencës fizike në klasë, qoftë virtualisht apo edhe në mënyrë hibride, fëmijëve dhe të rinjve po u duhet të adaptohen dhe të navigojnë normalitetin e ri të kthimit në shkollë gjatë një pandemie globale. Atyre që vijojnë orët e mësimit duke qenë prezent në klasë u kërkohet të kenë të vendosura maskat, të mbajnë distancë të sigurtë dhe të lajnë duart.

24-09-2020

Përgjatë katër viteve të fundit, USAID-i angazhoi në sistemin gjyqësor të Kosovës gjithsej pesëmbëdhjetë Zyrtarë Ligjorë për Zvogëlimin e Lëndëve të Vjetra (ZLZLV), të cilët shërbyen në degët e gjykatave themelore dhe në Gjykatën e Apelit.  Që nga fillimi i programit, theksi kryesor i punës së tyre kanë qenë përfshirja në gjykata e pilot-koncepteve të shqyrtimit të hershëm të lëndëve dhe zvogëlimi i numrit të lëndëve të vjetra.  ZLZLV-të e kanë zvogëluar numrin e lëndëve të vjetra nëpër gjykatat themelore të Kosovës me mbi 80 për qind.

23-09-2020

Shoqata Nacionale e Mjedrës, ‘Mjedra e Kosoves,’ mbështetet nga aktiviteti i USAID-it Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale.

23-09-2020

Ardit Alijaj iu bashkua grupit “Up to Youth” në komunën e Gjakovës këtë vit.  Aktiviteti “Up to Youth” i USAID-it përqendrohet në mobilizimin dhe angazhimin e të rinjve në mënyra domethënëse për të ndikuar në ndryshime pozitive në komunitetet e tyre.

11-09-2020

Sektori i energjisë në Kosovë tradicionalisht është dominuar nga burrat. Deri në vitin 2017, gratë kishin vetëm 10 përqind të vendeve të punës në sektorin e energjisë, dhe shumica ishin në pozicione administrative. Sidoqoftë, në vitin 2017 me financimin e USAID, një grup i grave që punojnë në sektorin e energjisë themeluan Shoqatën e Grave në Sektorin e Energjisë në Kosovë (AWESK) për të ndihmuar gratë në tejkalimin e sfidave të paraqitura nga sektori i energjisë.

Pages