Tregimet Tona | Kosovo

Speeches Shim

10-08-2020

Frutat e imëta të Kosovës kanë shënuar një sezon të shkëlqyeshëm në vitin 2020.  Boronicat e Kosovës po dominojnë me çmime të mira në Evropë për shkak të vendndodhjes strategjike të prodhuesve të Kosovës dhe aftësisë për të kultivuar frutat e imëta më herët se furnizuesit e tjerë evropianë.

10-08-2020

Organizatat e shoqërisë civile (OShC) me qendër në Prishtinë me arritje në monitorimin e prokurimit publik, zgjerojnë shtrirjen e tyre në më shumë komuna duke mbështetur OShC-të lokale që të bëjnë të njëjtën gjë. OShC-të e kanë pasur të vështirë të ndjekin prokurimet e qeverisë në nivelin lokal në të kaluarën.  Për ta mbushur këtë hendek, aktiviteti i USAID-it për Komunave Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse (TEAM) themeloi partneritet me CiviKos, një platformë bashkëpunuese me mbi 240 OShC anëtare aktive në nivel kombëtar dhe lokal.

10-08-2020

Më 6 korrik 2020, Gjykatat e Kosovës shënuan ngjarje historike kur në Gjykatën Themelore të Ferizajt u zhvillua seanca e parë gjyqësore virtuale në Kosovë. Gjyqtarja Mirlinda Rexhepi, gjyqtare e lëndëve civile, kryesoi seancën e parë gjyqësore online që është mbajtur në vend duke përdorur teknologjinë për video-konferenca. “Seancat gjyqësore online janë të mirëseardhura, veçanërisht gjatë kësaj pandemie. Ato janë të lehta për t’u mbajtur edhe efikase si dhe na mundësojnë zgjidhjen e lëndëve dhe ndarjen e drejtësisë pa vonesë,” tha gjyqtarja Mirlinda Rexhepi. Pas kësaj seance janë zhvilluar

21-07-2020

Programi i USAID-it Lidershipi Transformues (TLP) – komponenta Korpusi i Qytetarëve, ka përgatitur një kuadër liderësh, të cilët janë duke punuar si agjentë për ndryshime pozitive në Kosovë. Bursat e TLP janë financuar nga qeveritë e Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara. Pas diplomimit dhe kthimit të tyre, TLP Korpusi i Qytetarëve ka sistemuar në sektorin publik, privat dhe të shoqërisë civile, për të dhënë shërbime vullnetare profesionale anembanë Kosovës, 169 të diplomuar të TLP nga programet e magjistraturës.

21-07-2020

Para programit të USAID-it për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë (JSSP), gjykatat në Kosovë pranonin lëndë pa bërë një kontroll themeltar të vlefshmërisë për tu siguruar që të gjithë dokumentet thelbësorë ishin të përfshira para paraqitjes së lëndës. Kjo ka bërë që shumë lëndë të bllokohen në gjykata për shumë vite, vetëm që të më pas të kthehen mbrapsht për mungesë dokumentacioni ose mos pagesë të taksës gjyqësore, duke shkaktuar vonesa të konsiderueshme në qasjen e qytetarët të Kosovës në drejtësi.

Pages