GJYKATAT E KOSOVËS MAKSIMIZOJNË EFIKASITETIN

Speeches Shim

E martë, 21 korrik, 2020
Procesi i shqyrtimi të rasteve
Programit i USAID-it për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë (DPI Millennium)

Para programit të USAID-it për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë (JSSP), gjykatat në Kosovë pranonin lëndë pa bërë një kontroll themeltar të vlefshmërisë për tu siguruar që të gjithë dokumentet thelbësorë ishin të përfshira para paraqitjes së lëndës. Kjo ka bërë që shumë lëndë të bllokohen në gjykata për shumë vite, vetëm që të më pas të kthehen mbrapsht për mungesë dokumentacioni ose mos pagesë të taksës gjyqësore, duke shkaktuar vonesa të konsiderueshme në qasjen e qytetarët të Kosovës në drejtësi. Për të trajtuar këtë çështje, USAID-i prezantoi një proces shqyrtimi për të maksimizuar efikasitetin, ku zyrtarët tani shqyrtojnë secilën lëndë individuale për tu siguruar që të gjitha kushtet janë përmbushur përpara se të caktohet numri i lëndës, ndërsa lëndët jo të plota u kthehen palëve gjyqësore për plotësim.

Procesi i shqyrtimit të lëndëve është një rezultat i drejtpërdrejtë i programit pilot tre vjeçar të USAID-it për të ndihmuar zyrtarët të shqyrtojnë më shumë se 6,900 lëndë në Gjykatat Themelore të Kosovës dhe në Gjykatën e Apelit. Si rezultat, shkalla mujore e efikasitetit të zgjidhjes së lëndëve në gjykatat pilot u përmirësua me një mesatare prej 11 përqind. Suksesi i jashtëzakonshëm i programit pilot të USAID-it e nxiti Këshillin Gjyqësor të Kosovës të zyrtarizojë shqyrtimin e tillë të lëndëve në të gjithë sistemin gjyqësor të Kosovës duke e përfshirë në "Rregulloren për Organizimin dhe Aktivitetin e Brendshëm të Gjykatave" të miratuar javën e kaluar.

Kur pandemia e koronavirusit arriti në Kosovë në mes të marsit, USAID-i përmes Programit të Fuqizimit të Sistemit të Drejtësisë përshtati programin e trajnimit për shqyrtimin e lëndëve duke e realizuar këtë përmes internetit. Aktualisht është duke u zhvilluar një plan tranzicioni për të transferuar praktikat e shqyrtimit të lëndëve nga stafi i projektit të USAID-it tek stafi i gjykatës përmes trajnimit nga kolegët. Deri më tani, 16 nëpunës nga gjykatat e Kosovës kanë kaluar përmes trajnimeve. USAID-i do të implementojë një trajnim pasues virtual  në muajin korrik për të gjithë 120 nëpunësit e gjykatave të Kosovës dhe do të fillojë monitorimin e zbatimit të shqyrtimit të lëndëve në të gjithë sistemin gjyqësor të Kosovës.