OJQ-të KOMBËTARE DHE LOKALE BASHKOJNË FORCAT PËR MONITORIMIN E SHPENZIMEVE TË QEVERISË

Speeches Shim

E hënë, 10 gusht, 2020
Trejnimi onllajn per OShC regjionale vazhdon
USAID-it për Komunave Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse (DAI Global LLC)

Organizatat e shoqërisë civile (OShC) me qendër në Prishtinë me arritje në monitorimin e prokurimit publik, zgjerojnë shtrirjen e tyre në më shumë komuna duke mbështetur OShC-të lokale që të bëjnë të njëjtën gjë. OShC-të e kanë pasur të vështirë të ndjekin prokurimet e qeverisë në nivelin lokal në të kaluarën.  Për ta mbushur këtë hendek, aktiviteti i USAID-it për Komunave Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse (TEAM) themeloi partneritet me CiviKos, një platformë bashkëpunuese me mbi 240 OShC anëtare aktive në nivel kombëtar dhe lokal.

Si pjesë e kesaj iniciative, CiviKos angazhoi nga anëtarësia e vet ekspertë të monitorimit të prokurimit për të ofruar mbështetje për OShC-të e nivelit lokal në të shtatë rajonet e Kosovës. Në vitin 2020, aktiviteti i TEAM ka mbështetur tashmë 42 OShC përmes partneritetit të vet me CiviKos. Përmes një qasje inovative që kombinon punën në grupe të stilit të punëtorive dhe stërvitjen individuale, OShC-të lokale po marrin shkathtësi praktike dhe njohuri nga homologët e tyre të nivelit kombëtar. Së bashku, OShC-të kombëtare dhe lokale janë duke vëzhguar ndërtimin e parqeve publike dhe mbikalimeve në autostrada, shtrimin e rrugëve dhe blerjen e furnizimeve të nevojshme mjekësore të kërkuara si rezultat i pandemisë COVID-19.

Duke mbajtur maska dhe distancë sociale, OShC-të po takohen me zyrtarët komunalë për të vlerësuar nëse mallrat ose shërbimet i përmbushin detyrimet e kontratave. Ata janë gjithashtu në kërkim të ndonjë sinjali alarmi që mund të tregojë korrupsion. Në rast se gjatë aktiviteteve të tyre mbikëqyrëse OShC-të zbulojnë ndonjë dëshmi të keqmenaxhimit, ato e dërgojnë informacionin tek autoritetet përkatëse për veprime korrigjuese. Partneriteti i krijuar mes OShC-ve kombëtare dhe lokale do të shtrihet edhe në bërjen e gjetjeve të tyre të qasshme për publikun e gjerë përmes raporteve të disponueshme në mediat sociale.