Tregimet Tona | Kosovo

Speeches Shim

19-06-2020

Sante Fruit, një kompani relativisht e re dhe e suksesshme e pemëve të imëta, vendosi t'u japë 20 të diplomuarve të rinj të Kosovës një mundësi për të mësuar duke punuar. Ideja për të përfshirë studentë në fermën e pemëve të imëta të mbështetur nga USAID-i filloi me të diplomuarën e kohëve të fundit, Verina Krasniqi, e cila ishte bashkuar me kompaninë disa muaj më parë si një agronome e re.  Ajo vërejti se shumë kultivues kanë nevojë për ndihmë në punën e përditshme ose sezonale në fermë.  Ndërkohë, ajo e dinte që studentët e bujqësisë gjithmonë kërkojnë një mundësi për të zbatuar njohuritë

19-06-2020

Gratë të cilat kanë biznese në pronësi të tyre u mblodhën në mënyrë virtuale për të diskutuar sfidat dhe mundësitë gjatë kohës së pandemisë së COVID-19. Të punuarit nga shtëpia, duke menaxhuar ndërkohë edhe ekonomitë familjare, duke përfshirë edhe disa nëna dhe bashkëshorte, ka qenë veçanërisht e vështirë për gratë në biznes. Përveç tri pjesëmarrëseve në panel dhe moderatores grua, edhe më shumë se 30 shikues në internet iu bashkuan tryezës virtuale të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane dhe Programi Drejtësia Komerciale i USAID-it.

19-06-2020

Sektori publik në Kosovë vazhdon të tregojë angazhimin e tij për t'u shërbyer qytetarëve duke vazhduar aktivitetet gjatë pandemisë globale. Që nga hyrja në fuqi e masave në mes të muajit mars për të parandaluar përhapjen e COVID-19, qeveritë qendrore dhe komunale janë duke punuar me ndërrime ndërmjet punës në zyrë dhe punës nga distanca. Përkundër këtyre sfidave në operacione, dy komunat partnere të USAID-it, Prishtina dhe Graçanica, kanë nisur legalizimet e para të ndërtimeve pa leje gjatë kësaj periudhe.

08-06-2020

Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara Pompeo njoftoi për një paketë të re të ndihmës së Departamentit të Shtetit dhe USAID-it për të luftuar COVID-19 globalisht. Kjo paketë e re e ndihmës mbështet përgjigjen e Kosovës ndaj pandemisë me një shumë shtesë prej 500,000 dollarësh. Deri më sot, populli amerikan ka zotuar gati 1.6 milion dollarë për të ndihmuar Kosovën të luftojë COVID-19.

05-06-2020

Një diskutim në mes grave deputete te kuvendeve te Kosovës, Maqedonise se Veriut dhe Shqipërise frymëzoi një deputete të Kuvendit të Kosovës për të ndërmarrë veprime. Më 27 prill, Instituti Demokratik Kombëtar (NDI), një partner ky i USAID-it, organizoi një takim virtual të grave deputete për të diskutuar mbi pandeminë dhe ndikimin e saj tek gratë dhe grupet tjera të cenueshme. Deputetja e Kuvendit të Kosovës Valdete Idrizi i’u bashkua grave deputete nga të tre vendet për te ndarë së bashku pikëpamje mbi qasjet e ndryshme dhe masat e ndërmarra në vendet e tyre përkatëse.

Pages