Tregimet Tona | Kosovo

Speeches Shim

05-06-2020

Futja në përdorim e Tabelës Komanduese të Performancës të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, i kontribuoi një sistemi gjyqësor më të hapur dhe transparent në Kosovë. Ambasadori i Sh.B.A.-ve në Kosovë, Philip S. Kosnett, lancoi Tabelën Komanduese të Performancës më 15 maj 2020 në mënyrë virtuale, me një adresë interneti.

21-05-2020

Vullnetarët dhe ndërmarrësit po bashkojnë forcat në gjithë Kosovën për të luftuar COVID-19. Ndërsa nismat e qytetarëve po plotësojnë veprimet e qeverisë, ndërmarrjet dhe organizatat vendore po zgjërojnë bashkëpunimin e tyre përtej vijave ndarëse etnike. Kur një organizate jofitimprurëse lokale në komunën me shumicë serbe të Graçanicës mbati pa fije plastike për printim 3D gjatë prodhimit të mburojave të fytyrës, kompania Formon e drejtuar nga shqiptarë të Kosovës ishte e para që u doli në ndihme me një donacion.

21-05-2020

Ambasadori i Sh.B.A.-ve në Kosovë, Philip S. Kosnett, i shoqëruar nga Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, nisi më 23 prill, zyrtarisht, partneritetin në mes të USAID-it dhe Zyrës së UNICEF-it në Kosovë. Ky partneritet synon të ndihmojë familjet dhe institucionet që janë në vijën e parë të luftës kundër pandemisë COVID- 19 përmes sigurimit të kompleteve të domosdoshme të higjienës themelore, përfshirë detergjentë, sapunë, faculeta, etj.

21-05-2020

Drita si një aktiviste që merret me çështje rinore për një kohë të gjatë, që në mundësinë e  parë iu bashkua ekipit të Qendrës Operative Emergjente në komunën e saj. Ajo është e përfshirë në mënyrë aktive në Aktivitetin Up to Youth të USAID-it, si anëtare e Bordit Këshilldhënës Rinor dhe e kupton se sa i rëndësishëm është vullnetarizmi në komunitetin e saj.

08-05-2020

Bardh Mustafa është një frymëzues për shumë pjestarë të komunitetit të tij. Eshtë gjithmonë i gatshëm të ofrojë ndihmë, u kushton vëmendje detajeve dhe i pëlqen të gjejë zgjidhje efiçente për problemet të ndryshme. Bardh Mustafa ndjek mësimet ne shkollën e mesme “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, ku është anëtar i Klubit të Karrierës të shkollës së tij.

Pages