PROGRAMET PAS MËSIMIT TË RREGULLT FRYMËZOJNË KREATIVITETIN DHE TË MENDUARIT KRITIK TEK NXËNËSIT

Speeches Shim

E premte, 8 maj, 2020
Bardh Mustafa krenar për punën e tij
Qendra e Kosoves per Arsim (KEC) per USAID

Bardh Mustafa është një frymëzues për shumë pjestarë të komunitetit të tij. Eshtë gjithmonë i gatshëm të ofrojë ndihmë, u kushton vëmendje detajeve dhe i pëlqen të gjejë zgjidhje efiçente për problemet të ndryshme. Bardh Mustafa ndjek mësimet ne shkollën e mesme “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, ku është anëtar i Klubit të Karrierës të shkollës së tij. Që nga vendosja e partneritetit në mes të programit te USAID-it Mbështetja e Adoleshentëve pas Mësimit te Rregullt dhe shkollës së tij, Bardhi ka qenë i motivuar të qëndrojë pas mësimit të rregullt shkollor për të punuar në projekte të ndryshme kreative. Shpjegimi i tij për kënaqësinë që ndien nga ky aktivitet është se ajo buron nga të qenit në gjendje të shtrojë pyetje, fitojë përvojë nga dora e parë, dhe krijojë projekte. Ai gjithashtu ka vërejtur se pas pjesëmarrjes në programin e USAID-it, nxënësit po e kanë më të lehtë të parashtrojnë pyetje në klasë, të pyesin se çfarë mësimi po marrin nga mësimdhënësit, ose të nisin ndonje diskutim që nxitë të menduarit.

"Unë besoj se për të qenë një hulumtues i mirë, duhet të kesh aftësinë të mendosh kritikisht," deklaron Bardhi.

Bardhi kaloi një muaj e gjysmë duke punuar së bashku me një grup shokësh në një projekt për garën "Sfida e Dizajnit 2020," një aktivitet ky i mbështetur nga USAID-i. Bardhi dhe shokët e tij qëndronin çdo ditë pas përfundimit të mësimit të rregullt në punëtorine e llojit “makerspace” të shkollës së tyre për të përgatitur projektin e tyre për garë. Ishte, siç e përshkroi ai vete, një periudhë shumë e këndshme. Bardhi është i përkushtuar që gjithmonë të bëjë më të mirën e tij, prandaj e drejtoi punën vetëmohuese ne përmbushjen e kujdesshme të kritereve të garës. Ai shpreson që këmbëngulësia e ekipit të tij do ta çojë atë drejt suksesit në garë.

I shtyrë nga e njëjta ndjenjë e përgjegjësisë dhe këmbëngulsia e tij, por edhe i fuqizuar nga përvojat e fituara në kuadër të programit pas mësimit të rregullt shkollor, Bardhi është bërë një nga anëtarët udhëheqës të Klubit të Karrierës të shkollës së tij dhe pjesëtar aktiv i komunitetit të tij lokal. Para pandemisë, Bardhi filloi të veprojë si ndërlidhës në mes të shkollës së tij dhe disa bizneseve të vogla në Gjilan për të krijuar mundësi për zhvillimin e praktikës për nxënësit e shkollës së tij. Me udhëzimet aktuale të distancimit shoqëror në fuqi, plani është që të lidhen virtualisht bizneset vendore me këta nxënës. Si vullnetar, Bardhi është aktivisht i përfshirë në ftimin e pedagogëve të ndryshëm që si mysafir të bashkebisedojne përmes internet me nxënësit lidhur me profesionet e tyre. Përkundër përgjegjësive shtesë që bartë me vete ky rol, Bardhi ka treguar vetqëndrueshmëri në përshtatjen ndaj rrethanave të reja, për të siguruar që studentët të jenë më mirë të informuar lidhur me zgjedhjet e mundura për karrierën e tyre të ardhshme.