NE JEMI NË KËTË SË BASHKU (#INTHISTOGETHER)

Speeches Shim

E enjte, 21 maj, 2020
Sasia e ardhur e fijeve plastike për printim 3D si donacion nga Foremoni motivoi Qendrën e Inovacionit të Gracanicës të vazhdojë me punë.
Gracanica Youth Center

Vullnetarët dhe ndërmarrësit po bashkojnë forcat në gjithë Kosovën për të luftuar COVID-19. Ndërsa nismat e qytetarëve po plotësojnë veprimet e qeverisë, ndërmarrjet dhe organizatat vendore po zgjërojnë bashkëpunimin e tyre përtej vijave ndarëse etnike. Kur një organizate jofitimprurëse lokale në komunën me shumicë serbe të Graçanicës mbati pa fije plastike për printim 3D gjatë prodhimit të mburojave të fytyrës, kompania Formon e drejtuar nga shqiptarë të Kosovës ishte e para që u doli në ndihme me një donacion.

Si shumë ndërmarrës dhe inovatorë përrreth Kosovës, Qendra e Inovacionit e Graçanicës po furnizon spitalet lokale dhe qendrat e mjekësise familjare me pajisje mbrojtëse personale. Qendra ka prodhuar deri tani mbi 250 mburoja për fytyrë me printerin e tyre 3D dhe u ka dhuruar ato institucioneve mjekësore në Graçanicë, Gjilan, dhe Shtërpcë, të cilat në masën më të madhe u shërbejnë komuniteteve serbe të Kosovës. Pas dërgesave të para bërë spitaleve të Graçanicës dhe Gjilanit, Qendra mbati pa fije për printim 3D dhe u dërgoi kërkesa  të gjitha kompanive vendore të TIK dhe Komunës së Graçanicës.

Donacioni i parë që arriti ishte nga Formoni, dhe kjo ishte diçka e papritur. Millani nga Qendra e Inovacionit e Gracanicës shpjegon, "Ne u befasuam këndshëm. Kuptuam që në të vërtetë kishim mbështetje dhe nuk ishim vetëm në atë që po bënim. Gjesti i Formonit, na dha edhe më shumë motivim për të punuar.” Donacioni nga Formoni siguroi që Qendra e Inovacionit e Gracanicës të mund të vazhdonte me printimin e mburojave të fytyrës deri sa të arrinin furnizimet shtesë.

Kompania e printimit 3D Formon, vetë përfituese e mbështetjes së USAID-it, njohu rëndësinë e ofrimit të ndihmës dhe i’u gjind në nevojë Qendrës së Inovacionit të Gracanicës me fije për printim 3D për të cilat kjo e fundit kishte nevojë, derisa t’i arrinin furnizimet shtese. Dy kilogramë fije mund të mos duket si diçka e madhe, por vetë gjesti i mbështetjes ishte thelbësor kur ndodhi; dhe erdhi në kohën kur pandemia globale po ndryshon rrjedhën e jetëve në mbarë botën.

Përveç përkrahjes së përpjekjes së të tjerëve, punonjësit e Formonit kanë qenë të vështirë në punë vetë, duke gjetur mënyra shtesë për të ndihmuar punonjësit mjekësorë të Kosovës në luftën kundër COVID-19. Formon ka zhvilluar një prototip të ventilatorit me pjesë që mund të jenë të shtypura në 3D dhe të montuara me sende të tjera të lehta për t'u gjetur. Pas pesë ditësh testimi dhe mbi 10 prototipe, Formon ka ndarë modelin VentCore në softuer me burim të hapur, në mënyrë që çdokush që ka një printer 3D të mund të ndihmojë në shtypjen dhe montimin e prototipit. Formoni sqaron se VentCore është vetëm për raste urgjente kur pajisjet e duhura mjekësore nuk janë të disponueshme, dhe gjithmonë nën mbikëqyrjen e një profesionisti të trajnuar mjekësor.

Kjo storie është vetëm një nga shembujt e shumtë ku njerëzit u kanë dalë në ndihmë fqinjëve dhe miqve, si në shtëpi ashtu edhe përtej kufinjve dhe vijave ndarëse etnike. Një virus nuk njeh kufinj e as ndarje socio-kulturore, prandaj as lufta kundër tij nuk duhet t’i marrë ato parasysh. Qytetarët e Kosovës po i tregojnë botës se janë Në Këtë së Bashku (#inthisTogether)!