Tregimet Tona | Kosovo

Speeches Shim

06-03-2020

Nisma e Partneriteteve të Reja, pjesë e një përpjekjeje në nivel agjencie për Krijim të Partneriteteve të Efektshme dhe Reformat në Prokurim, tashmë po sjell zëra të rinj dhe është shpresa se do të sjellë edhe zgjidhje të reja për sfidat zhvillimore. Organizatat vendore kanë njohuri të thellësishme mbi kontekstin vendor dhe i kuptojnë në themel sfidat që mund të ushtrojnë ndikim në zhvillimin e programeve të reja. Prandaj është thelbësore të punohet me këto organizata në ndërtimin e kapaciteteve afatgjata vendore, llogaridhënies dhe qëndrueshmërisë.

06-03-2020

Arsimimi luan një rol thelbësor në rritjen e qëndrueshmërisë së studentëve dhe mund t’i kontribuojë përfundimisht ndërtimit të një kulture të paqes. Ai mund të rrallojë rastet e paraqitjes së radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm që shpien drejt terrorizmit. Mirëpo, për të luajtur këtë rol të rëndësishëm, shkollat duhet të konsiderohen hapësira të sigurta, si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht, nga nxënësit e tyre. Mësimdhënësit kanë një rol vendimtar për të luajtur duke qenë se ata krijojnë mjedisin në klasët ku punojnë.

06-02-2020

Më 23 janar 2020, misioni i USAID-it në Kosova organizoi një punëtori gjysmë-ditore me organizatat vendore, institucionet, donatorët dhe mbledhësit vendor të materialeve të riciklueshme për të diskutuar sfidat e riciklimit dhe mundësitë e nxitjes së kohezionit shoqëror. Bisedat e zhvilluara u përqëndruan rreth risqeve shëndetësore, mungesës së dialogut me komunat dhe nevojës për të mbrojtur mjedisin.

06-02-2020

Një takim i llojit “ndërmarrja ndërmarrjes” (business-to-business) rezultoi me 92 kontrata të nënshkruara në mes fermerëve serbë të Kosovës nga pjesa veriore e Kosovës dhe blerësve (ndërmarrjeve) shqiptarë të Kosovës. Vlera e përgjithshme e shkëmbimit tejkaloi 150,000 euro, për prodhimin dhe blerjen e perimeve dhe bimëve mjekësore.

Pages