Tregimet Tona | Kosovo

Speeches Shim

06-02-2020

Përderisa sektori privat në Kosovë po merrte hov nga reformat qeveritare që po nxisnin krijimin e një mjedisi më të përshtatshëm, më transparent dhe të parashikueshëm për afarizëm, qasja e programit të USAID-it Fuqizimim i Sektorit Privat (i njohur edhe si “EMPOWER”) ndaj forcimit të sektorit privat çoi deri te krijimi i 5,000 vendeve shtesë të punës në Kosovë. Fuqia punëtore e shkathët është thelbësore për një sektor privat të fortë në secilin vend, përfshirë edhe Kosovën.

06-02-2020

Në kohën e investimeve fillestare të USAID-it në Kosovë, mjedrat ishin një kulturë për të cilën nuk dihej pothuajse asgjë. Për një kohë relativisht të shkurtër deri në fund të vitit 2019, mjedrat u shndërruan në një industri masive të eksportit për Kosovën – me fitim të deritashëm prej më shumë se 25 milion dollarë amerikan.

06-02-2020

Organizatat vendore të shoqërisë civile, të pajisura me njohuri dhe shkathtësi të fituara përmes një programi të financuar nga USAID-i, kryen monitorim të pavarur të një prokurimi komunal të realizuar rishtazi për ndërtimin e një salle sportive shkollore në fshatin Gacke të Ferizajt, duke hedhur dritë mbi shumë parregullsi. Monitorimi ndihmoi në rritjen e ndërgjegjësimit dhe identifikimin e mësimeve të marra për prokurime më të efektshme në të ardhmen.

06-02-2020

Publikimi i vendimeve gjyqësore në Kosovë tashmë është dyfishuar, gjë e cila paraqet një përparim të vërtetë për gjyqësorin pasi me këtë gjykatat bëhen më transparente lidhur me vendimet e tyre. Është dëshmuar se rritja e transparencës rrit besimin e publikut në sistemin e drejtësisë. Një raport i monitorimit i sponsoruar nga USAID-i tregon se gjykatat po publikojnë mesatarisht 1000 aktgjykime në muaj në faqen e internetit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), duke vëne ne pah një rritje prej 120 përqind nga viti 2018, kur gjykatat publikonin mesatarisht 450 aktgjykime në muaj.

20-12-2019

Forcimi i proceseve të prokurimit dhe kontrollit mbi to në nivelin komunal ndihmon qeveritë lokale të ruajnë fondet publike dhe t’u ofrojnë qytetarëve shërbime publike të cilësisë më të lartë, gjë e cila ndërton besimin e publikut. USAID-i vepron në partneritet me komunat, institucionet e qeverisë qëndrore, agjencitë e pavarura dhe shoqërinë civile për t’i fuqizuar prijësit e ndryshimeve të arrijnë depërtime të reja në transparencë të proceseve të prokurimit dhe llogaridhënie për to, duke i kontribuar në këtë mënyrë rezistueshmërisë dhe vetqëndrueshmërisë së ekonomisë së Kosovës.   

Pages