Speeches Shim
Organizatat vendore të shoqërisë civile, të pajisura me njohuri dhe shkathtësi të fituara përmes një programi të financuar nga USAID-i, kryen monitorim të pavarur të një prokurimi komunal të realizuar rishtazi për ndërtimin e një salle sportive shkollore në fshatin Gacke të Ferizajt, duke hedhur dritë mbi shumë parregullsi. Monitorimi ndihmoi në rritjen e ndërgjegjësimit dhe identifikimin e mësimeve të marra për prokurime më të efektshme në të ardhmen. Meqë shumë organizata vendore të shoqërisë civile nuk janë në gjendje të kryejnë monitorime të plota të prokurimeve për shkak të mungesës së shkathtësive të duhura, kapaciteteve dhe financimit, USAID-i po punon për të pajisur organizatat e shoqërisë civile në nivel lokal me shkathtësi praktike të domosdoshme për të ndryshuar këtë realitet.
Duke përdorur aktivitete reale, në zhvillim e sipër të prokurimit publik komunal, organizatat vendore janë bërë më të shkathta në monitorimin e prokurimeve lokale, raportimin e gjetjeve dhe rritjen e interesimit dhe vëmendjes së qytetarëve dhe mediave. Arbenita Topalli nga Nisma për Progres dhe Qëndrim Hoxha, drejtor ekzekutiv i Shoqatës për Zhvillim të Lidershipit në Kosovë, të dy nga Ferizaj, ishin ndër përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile që morrën pjesë në program.Të mësuarit se si të realizohet monitorimi në terren, si të hartohet një raport i bazuar në të dhëna empirike dhe si të komunikohen gjetjet, ishin në mesin e shkathtësive të fituara dhe zbatuara gjatë trajnimit. “Ne fituam njohuri dhe shkathtësi praktike përmes mësimit dhe veprimit konkret. Këto shkathtësi po i përdorim për t’i nxitur komunat të jenë llogaridhënëse dhe të ofroinë transparencë të vazhdueshme," tha znj. Topalli në një konferencë për shtyp ku u prezantuan gjetjet e monitorimit të prokurimit.
Comment
Make a general inquiry or suggest an improvement.