FORCIMI I TRANSPARENCËS PËRMES REFORMAVE TË PROKURIMIT PUBLIK

Speeches Shim

E premte, 20 Dhjetor, 2019
Administratori Green në arkivin e Komunës së Prishtinës
Komuna e Prishtines

Forcimi i proceseve të prokurimit dhe kontrollit mbi to në nivelin komunal ndihmon qeveritë lokale të ruajnë fondet publike dhe t’u ofrojnë qytetarëve shërbime publike të cilësisë më të lartë, gjë e cila ndërton besimin e publikut. USAID-i vepron në partneritet me komunat, institucionet e qeverisë qëndrore, agjencitë e pavarura dhe shoqërinë civile për t’i fuqizuar prijësit e ndryshimeve të arrijnë depërtime të reja në transparencë të proceseve të prokurimit dhe llogaridhënie për to, duke i kontribuar në këtë mënyrë rezistueshmërisë dhe vetqëndrueshmërisë së ekonomisë së Kosovës.   

Administratori i USAID-it, Mark Green, vizitoi Komunën e Prishtinës dhe Zyrën e saj të Prokurimit, për të diskutuar rreth zhvillimeve në reformën e prokurimit publik dhe transparencës. Administratori Green u informua për reformat e fundit në qeverisjen lokale dhe përmirësimet e bëra në sistemin e prokurimit, të cilat kontribuan në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies. Ndër reformat që i’u prezantuan Administratorit Green ishte edhe procesi i publikimit të kontratave, adoptimi në tërësi i një sistemi elektronik të prokurimit dhe bashkëpunimi më i mirë me shoqërinë civile.

Në kuadër të kësaj vizite, Administratori Green u takua me Kryetarin e Komunës Shpend Ahmeti dhe Valmir Ismailin, drejtorin e organizatës Demokracia Plus (D +), përfituese e një granti të USAID-it e cila monitoron dhe ekspozon korrupsionin në prokurimin publik. D + ka monitoruar prokurimin në pesë komuna të shënjestruara (përfshirë Komunën e Prishtinës), ka zhvilluar zgjidhje dixhitale për integritet në prokurim publik, dhe ka monitoruar Organin Shqyrtues të Prokurimit, një organ ky i pavarur kuazi-gjyqësor, përgjegjës për shqyrtimin e ankesave dhe apelimeve që kanë të bëjnë me prokurim publik. Në vitin 2019, organizata Transparency International e rangoi Prishtinën si një nga pesë kryeqytetet më transparente në Evropë.