SHOQATA E KULTIVUESVE KOSOVAR TE MJEDRES PO PERPARON DREJT VETQËNDRUESHMËRISË

Speeches Shim

E enjte, 6 shkurt, 2020
Frutat e bollshëm manorë të kultivuar në Kosovë
Luljeta Kuraja, TetraTech per USAID

Në kohën e investimeve fillestare të USAID-it në Kosovë, mjedrat ishin një kulturë për të cilën nuk dihej pothuajse asgjë. Për një kohë relativisht të shkurtër deri në fund të vitit 2019, mjedrat u shndërruan në një industri masive të eksportit për Kosovën – me fitim të deritashëm prej më shumë se 25 milion dollarë amerikan. Duke kultivuar mjedra, fermerët në Kosovë po realizojnë deri në dhjetëfishin e fitimit që kishin nga kultura tradicionale e grurit; prandaj të rinjtë po zgjedhin bujqësinë si një opsion karriere.  Me më shumë se 3000 fermerë që gëzojnë përfitimet e kultivimit të mjedrës, asnjë sektor tjetër nuk po gjeneron dhe mirëmbanë këtë nivel të punësimit në Kosovë. Ndërsa pritet vazhdim i rritjes së hovshme të kësaj kulture me rendimente të larta, fermerët e mjedrës nuk po kërkojnë më ndihmë ndërkombëtare por në vend të saj po ndihmojnë njëri-tjetrin.

Si shprehje e përkushtimit ndaj këtij sektori me zhvillim të hovshëm, Shoqata Kombëtare e Kultivuesve të Mjedrës “Mjedra e Kosovës“ mblodhi më 5 dhjetor të vitit 2019 mbi 300 akterë vendor, rajonal dhe ndërkombëtare në Prishtinë, si pjesëmarrës në Konferencën e Katërt Ndërkombëtare të Mjedrës.Shoqata Kombëtare e Kultivuesve të Mjedrës “Mjedra e Kosovës“ ka marrë mbi vete përgjegjësinë për këtë ngjarje vjetore dhe e ka financuar organizimin e saj përmes sponsorizimit nga kompanitë vendore, në vend se të mbështetet tek donatorët ndërkombëtar, duke dhënë me këtë edhe një shembull të një shoqate vendore ecila merr rolin prijës në zhvillimin vetanak. USAID-i, përmes aktivitetit të tij Bujqësia për Rritje dhe Mundësi Rurale, forcoi kapacitetet dhe përkushtimin e shoqatës “Mjedra e Kosovës,“ të bazuar në anëtarësi, për të marrë përsipër organizimin e ngjarjes vjetore ndërkombëtare madhore të sipërpërmendur. Mbështetja e financuar nga USAID-i gjithashtu ndihmoi shoqatën që të bëhet një institucion i vetëqëndrueshëm  që u shërben anëtarëve të tij – qendrave të grumbullimi dhe shoqatave rajonale anembanë Kosovës. USAID-i gjithashtu i siguroi mbështetje shoqatës për të zhvilluar partneritete me Qeverinë e Kosovës dhe për të mbështetur zhvillimin strategjik të industrisë. Përderisa Kosova vazhdon të përparojë në rrugëtimin e saj drejt vetqëndrueshmërisë, sektori i mjedrës po i bën Kosovës vendin në hartë dhe është përplot me shembuj të kapaciteteve dhe përkushtimit.