ASPARAGU I PRANVERËS GJENDET KËTU

Speeches Shim

E premte, 8 maj, 2020
Gentrit Bytyqi, ekspozon me krenari prodhimet e tij
USAIDKosovo

Mesi i prillit ishte java e parë e vjeljes për shumë fermerë të asparagut në Kosovë, përfshirë edhe fermerin fillestar Gentrit Bytyqi dhe partneren e tij të biznesit Valentina Bajrami.  Këta dy agronomë të rinj janë plot energji dhe shpresë, pavarësisht sfidave në vitin e tyre të parë të prodhimit. Duke u përballur me kufizime në punët e tyre për shkak të COVID-19, Gentriti dhe Valentina bënë përpjekje shtesë për të përmbushur kërkesat e tregut.  Këta përfitues të grantit të USAID grumbulluan 72 kg asparag të freskët nga një hektarë tokë e kultivuar në Fushticë, Drenas/Gllogovc. 

Me kufizimet e vendosura të udhëtimit, Gentriti dhe Valentina shfrytëzuan kontaktet e paraplanifikuara  me zinxhirët e supermarketeve dhe porositë e paraplanifikuara nga tregtarët në mënyrë që të dërgojnë prodhimet e tyre në treg gjatë pandemisë.  Në përgjithësi, sezoni ishte premtues edhe përkundër sfidave që pandemia ka vendosur në eksportin e mallrave. Fermerët e Kosovës po bëjnë çdo përpjekje për të siguruar që prodhimi i tyre të jetë i disponueshëm në treg.  Asparagu i freskët nga ferma mund të gjendet në supermarketet lokale, siç janë Tregu Group, Vipros, dhe Ekstra Frutti.