SHOQATA E MJEDRËS DHURON FRUTA TË IMËTA TË FRESKËTA PËR PACIENTËT ME COVID-19

Speeches Shim

E mërkurë, 23 shtator, 2020
Mjedrat MadeinKosovo
USAIDKosovo

Pacientët e spitalit që luftonin COVID-19 në Kosovë u befasuan këndshëm kur morën një meze të lehtë të shijshme dhe të shëndetshme gjatë pandemisë. Sezoni i shkëlqyer i frutave të imëta i këtij viti përkoi me sfidat e pandemisë globale. 

Ndërsa pandemia ka sjellë sfida operacionale në sektorin privat, ajo ka qenë gjithashtu një mundësi për të treguar bujari ndaj të tjerëve. Nën këtë frymë Shoqata Nacionale e Mjedrës, ‘Mjedra e Kosoves,’ dhuroi 600 kuti me mjedra dhe boronica të freskëta në vlerë prej 1,500€ për pacientët e prekur nga COVID-19.  Anëtarët e shoqatës së mjedrës dhuruan fruta të imëta të freskëta për të ndihmuar pacientët në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë. 

Shoqata do të vazhdojë të dhurojë fruta të imëta të freskëta për pacientë të tjerë në spital, duke i dhënë përparësi pavijoneve që po trajtojnë pacientët e prekur nga pandemia.  Shoqata Nacionale e Mjedrës, ‘Mjedra e Kosoves,’ mbështetet nga aktiviteti i USAID-it Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale.