Speeches Shim
Një shoqëri mund të përparojë vetëm kur e gjithë popullsia e saj, burra dhe gra, është plotësisht e angazhuar. Në Kosovë, ku gratë përballen me shumë sfida, më shumë se 80 përqind e tyre nuk janë aktive në forcën e punës, ndërsa tek pjesa e mbetur e grave që janë aktive, shkalla e papunësisë është 37 përqind. Si ndërmarrëse, gratë përfaqësojnë vetëm 10 përqind të pronarëve të bizneseve dhe posedojnë kryesisht ndërmarrje mikro dhe të vogla.
Më 11 nëntor, Administratori Green u takua me liderë të rinj të Kosovës, të cilët po avancojnë parimet e vetqëndrueshmërisë dhe po ngrisin zgjidhjet e gjetura në Kosovë në nivel më të lartë suksesi. Këta liderë të rinj kanë vizionin dhe aftësinë për t’i transformuar komunitetet e tyre për të mirë dhe po bëjnë ndryshimin në fushat e tyre përkatëse duke i kontribuuar në këtë mënyrë një Kosove e cila mbështetet në vetvete. Njëra prej këtyre influencuesve, Blerta Thaqi, është zhvilluesja e Ec Shlirë, një aplikacioni mobil për raportimin në kohë reale të ngacmimeve seksuale.
Banka Botërore, në Raportin e të Bërit Biznes, të botuar rishtazi, e renditi Kosovën në vendin e 57-të me një përmirësim prej 2.2 përqind drejt praktikave më të mira ndërkombëtare (rezultati). Raporti e vlerësoi Kosovën për reforma domethënëse në katër fusha të veçanta – të gjitha nga këto janë fusha ku USAID-i ka kontribuar me partnerët e tij.
Dëshira e Dea Rexhës për të mësuar më shumë mbi barazinë gjinore dhe të drejtat e grave e nxiti atë të aplikojë për të vijuar Shkollën Kosovare për Vajzat që Synojnë Shërbimin Civil. Shkolla e Kosovës ishte një program njëmujor i mentorimit për gratë e reja ambicioze, i cili vendoste lidhje në mes të vajzave të reja dhe grave shërbyese publike. Gratë që punojnë në zyrat publike shërbyen si shëmbëlltyra për të inkurajuar gratë dhe vajzat e reja aspiruese të ndjekin ëndrrat e tyre përkundër pengesave.
Administratori Mark Green nga Agjencia e Sh.B.A.-ve për Zhvillim Ndërkombëtar i'u drejtua më 12 nëntor të rinjve kosovarë të mbledhur për të lançuar faqen e internet për Kosovën në kuadër të platformës YouthLead (Të Rinjt Prijnë). YouthLead është një platformë e internetit e cila u shërben bartësve të rinj të ndryshimeve anembanë botës duke u ofruar mundësi për të vendosur lidhje me rrjete të të rinëve që ndajnë interesime dhe bindje të ngjashme me ta, me mentorë, resurse dhe ngjarje të ndryshme.
Comment
Make a general inquiry or suggest an improvement.