Speeches Shim
Kampi treditor i Demokracisë së të Rinjve, i cili u financua nga USAID-i dhe u mbajt kah mesi i shtatorit nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), shërbeu si një vendtakim në të cilin u nxit angazhimi i qytetarëve dhe u ndërtua një rrjet i fortë i 34 aktivistëve të rinj qytetarë që po dallohen me aktivitet.
Përpjekjet e mbështetura nga USAID-i, në drejtim të plotësimit të mungesës së fuqisë punëtore me shkathtësitë e duhura në sektorin e energjisë, po tregojnë rezultate të jashtëzakonshme pasi praktikat profesionale afatshkurtra po shpiejnë deri te mundësitë për punësim të profesionistëve të rinj.
Programi i USAID-it Forcimi i Sistemit të Drejtësisë punon në avancimin e sundimit të ligjit në Kosovë duke ndihmuar përpjekjet në drejtim të sigurimit të një funksionimi profesional, efiçent dhe llogaridhënës të sistemit të drejtësisë.
Mungesa e transparencës në prokurimin publik ka qenë një sfidë e vazhdueshme në Kosovë, por kjo po fillon të ndryshojë sipas raporteve të fundit. Indeksi i sapo nxjerrë më 2018 për Transparencën në Prokurim Publik nënvizon përparimin e konsiderueshëm në nivelin lokal dhe atë qendror në Kosovë.
Më 13 qershor, Kosova shënoi një moment me rëndësi në historinë e rishtë të saj: 20 vjetorin e angazhimit të NATO-s pas përfundimit të sulmeve ajrore kundër forcave serbe. Kjo ngjarje ishte një pikë kthese për Kosovën, megjithëse pasojat e dukshme të dëmeve dhe shkatërrimit në shkallë të gjerë në atë kohë premtonin një rrugë të gjatë drejt rimëkëmbjes.
Comment
Make a general inquiry or suggest an improvement.