Tregimet Tona | Kosovo

Speeches Shim

31-07-2019

Përkundër deficitit të madh tregtar që ka Kosova, eksportet e saj të kulturave bujqësore me vlerë të lartë po shënojnë rritje të shpejtuar falë partneritetit të USAID-it me Ministrinë e Bujqësisë. Një grant i cili rishtazi i'u akordua kultivuesve të frutave manorë do të zgjërojë prodhimin e dredhëzave dhe mjedrave dhe do t'i japë një hov punësimit dhe eksportit.

31-07-2019

Krijimi i shërbimit përmbarimor privat, pesë vjet më parë, ka përmirësuar në mënyrë dramatike ekzekutimin e aktgjykimeve civile në Kosovë. Më 15 korrik, u mblodhën mbi 120 figura kyqe nga institucionet qeveritare, gjykatat dhe rajoni, për të shënuar përvjetorin e pestë të sistemit përmbarimor privat të Kosovës dhe për të festuar këtë arritje historike.

31-07-2019

Një gabim teknik në sistemin e ri të e-prokurimit në Kosovë ka mundur të jetë mjaft i kushtueshëm për buxhetet komunale. USAID-i kohët e fundit bërii një përmirësim të thjeshtë në sistemin e prokurimit publik në nivel të komunave, i cili do të mund t'u kursejë qeverive lokale mijëra dollarë. Demokracia Plus, një organizatë e shoqërisë civile që po monitoron aktivitetet e prokurimit në pesë komuna në Kosovë, zbuloi një gabim teknik potencialisht të kushtueshëm, në sistemin e prokurimit.

12-07-2019

Me lançimin e Portalit të Hapur për Transparencë të Prokurimit në vitin 2018, Kosova u bë lider rajonal në sigurimin e qasjes në të dhëna mbi shpenzimet qeveritare. Më 10 korrik, USAID-i dhe partneri i tij nga shoqëria civile Levizja Fol festuan përvjetorin e parë të kësaj arritjeje të rëndësishme në ndërgjegjësimin e publikut të gjërë mbi nevojën për transparencë të vazhdueshme dhe llogaridhënie.

12-07-2019

Studentët e drejtësisë të Universitetit të Mitrovicës ngadhnjyen në garën e sivjetme të Gjykimit të Simuluar, e cili u mbajt në Prishtinë në fund të majit 2019.

Pages