PËRMIRËSMET NË EKZEKUTIMIN E AKTGJYKIMEVE CIVILE USHTROJNË NDIKIM

Speeches Shim

E mërkurë, 31 korrik, 2019
Përmirësimi i ekzekutimit të aktgjykimeve civile në Kosovë
Zana Berisha, USAID

Krijimi i shërbimit përmbarimor privat, pesë vjet më parë, ka përmirësuar në mënyrë dramatike ekzekutimin e aktgjykimeve civile në Kosovë. Më 15 korrik, u mblodhën mbi 120 figura kyqe nga institucionet qeveritare, gjykatat dhe rajoni, për të shënuar përvjetorin e pestë të sistemit përmbarimor privat të Kosovës dhe për të festuar këtë arritje historike. Përveç diskutimit rreth arritjeve dhe sfidave të vazhdueshme, pjesë e kësaj konference gjithashtu ishte edhe nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit në mes Odës së Përmbaruesve Privat të Kosovës dhe odave të përmbaruesve privat të Bullgarisë dhe Malit të Zi, duke vendosur kështu një koordinim rajonal.Sipas statistikave të Bankës Botërore, normat mesatare të interesit në Kosovë kanë rënë nga 10.62 përqind në vitin 2014 në 6.65 përqind në 2018, si rezultat i punës së Përmbaruesve Privat. Huadhënia gjithashtu është bërë më tërheqëse dhe më konkurruese për bankat. Dallimi i normës së interesit (diferenca midis interesit të fituar për depozit dhe interesit të detyruar për huamarrje) në Kosovë ka rënë nga 9.5 përqind në vitin 2014 në 5.34 përqind në 2018. Përfundimisht, kur huamarrësit e dinë që mospagimi do të rezultojë me konfiskim të pasurisë dhe me kosto shtesë që do të detyrohen të paguajnë, rriten gjasat për shlyerje vullnetare të detyrimeve. Megjithëse të dhënat mbi shkallën e shlyerjes vullnetare të detyrimeve nuk janë të disponueshme, Kosova ka shënuar rënie të koeficientit të kredive problematike, nga niveli i lartë prej 8.31 përqind sa ishte në vitin 2014 në 3.08 përqind në 2017.

USAID-i po mbështet përmbarimin e aktgjykmeve civile përmes aktivitetit të tij E Drejta Tregtare.