DHËNIA E HOVIT SEKTORIT TË FRUTAVE MANORË NË KOSOVË

Speeches Shim

E mërkurë, 31 korrik, 2019
 Një shtrëngim duarsh falënderimi midis përfaqësuesit të USAID-it Suhaib Khan dhe njërit nga fermerët përfitues të grantit
Programi i USAID-it Bujqësi për Rritje dhe Mundësi Rurale

Përkundër deficitit të madh tregtar që ka Kosova, eksportet e saj të kulturave bujqësore me vlerë të lartë po shënojnë rritje të shpejtuar falë partneritetit të USAID-it me Ministrinë e Bujqësisë. Një grant i cili rishtazi i'u akordua kultivuesve të frutave manorë do të zgjërojë prodhimin e dredhëzave dhe mjedrave dhe do t'i japë një hov punësimit dhe eksportit. Shuma e gjithmbarshme prej 372.933 euro që u është ndarë tre kultivuesve të frutave manorë, do t'i shtojë prodhimtarisë aktuale të Kosovës tetë hektarë të mbjellë me dredhëza, dhjetë hektarë të mbjellë me mjedra dhe 3.5 hektarë të mbjellë me boronica. Prodhuesit Laberion dhe Joni-Sh në rajonin e Podujevës si dhe Mana në Junik, që të tria këto biznese në pronësi të familjes, tashmë eksportojnë në rajon dhe në vendet e BE-së. Grantet do të ndihmojnë në shtimin e linjave të reja të prodhimit dhe përpunimit si dhe në përmirësimin e hapësirave të magazinimit dhe ruajtjes në temperatura të ulëta, duke rritur kështu jetëgjatësinë e këtyre kulturave me vlerë të lartë. Grantet që bashkëmenaxhohen nga aktiviteti i USAID-it Bujqësia për Rritje dhe Mundësi Rurale dhe financohen nga Ministria e Bujqësisë janë një dëshmi e përkushtimit të Qeverisë së Kosovës ndaj vetëqëndrueshmërisë.