Tregimet Tona | Kosovo

Speeches Shim

06-06-2019

Viteve të fundit, Kosova është etabluar si një lider në kultivimin, mbledhjen dhe eksportimin e bimëve mjekësore dhe aromatike (BMA), kulturë kjo mjaft fitimprurëse.  Për të ndihmuar zhvillimin e mëtejmë të këtij sektori, USAID-i dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e Kosovës siguruan grante në vlerë prej 147,100 euro për tre prodhuesit dhe përpunuesit kryesorë të BMA-ve.

06-06-2019

Më 22 maj 2019, partnerët qeveritarë dhe USAID-i përmes aktivitetit të tij Qeverisja Lokale Efektive, organizuan një konferencë mbi barazinë gjinore në nivelin komunal.  Pjesëmarrësit, duke përfshirë përfaqësues nga Agjencia për Barazi Gjinore, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe 15 qeveri komunale, identifikuan ndërhyrjet kyçe të nevojshme për promovimin e një përfshirjeje më të madhe të grave në proceset vendimmarrëse në nivelin komunal.  Ndërhyrjet përfshijnë forcimin e bashkëpunimit m

06-06-2019

Me qëllim të mbështetjes së zhvillimit të shkathtësive tek të rinjtë në Kosovë, më 23 maj USAID-i nisi aktivitetin e tij Mbështetja e Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt në shtatë komuna të reja.  Në partneritet me drejtorët e departamenteve komunale të arsimit dhe ata të shkollave të mesme, USAID-i, përmes aktivitetit të tij, po mbështet zbatimin e kurrikulës bërthamë të Kosovës për nxënësit e shkollave të mesme.

06-06-2019

Me nisjen e platformës së saj të prokurimit elektronik (e-prokurimit) në vitin 2018, Kosova u bë lider rajonal në shpenzimin transparent të parasë publike.  Për të siguruar njohurite e nevojshme për përdorimin e kësaj platforme të re, si tek autoritetet kontraktuese ashtu edhe komunat, USAID-i përmes aktivitetit të tij Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse së bashku me Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) lansuan publikisht, më 24 maj, një seri të video udhëzu

17-05-2019

Për ndërmarrësit, qasja në kreditim është faktor i rëndësisë thelbësore pë zhvillimin dhe suksesin e ndërmarrjeve të tyre.  Rishtazi, në një arritje me rëndësi të veçantë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të Kosovës, Fondi Europian i Investimeve (FEI) ka pranuar që të ri-garantojë 50 përqind të portofolit të kredive të Fondit Kosovar per Garanci Kreditore (FKGK).

Pages