Aktiviteti i mbështetjes së adoleshentëve fillon në shtatë komuna të reja

Speeches Shim

E enjte, 6 qershor, 2019
(djathtas) E ngarkuara me punë, Kolin Hajlend gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrveshjes me komuna për projektin e ri
Ambasada e ShBAve në Prishtinë

Me qëllim të mbështetjes së zhvillimit të shkathtësive tek të rinjtë në Kosovë, më 23 maj USAID-i nisi aktivitetin e tij Mbështetja e Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt në shtatë komuna të reja.  Në partneritet me drejtorët e departamenteve komunale të arsimit dhe ata të shkollave të mesme, USAID-i, përmes aktivitetit të tij, po mbështet zbatimin e kurrikulës bërthamë të Kosovës për nxënësit e shkollave të mesme. Kjo mbështetje përfshin sigurimin e teknologjisë bashkëkohore, trajnimin dhe mentorimin e mësimdhënësve si dhe krijimin e qendrave nyjore të karrierës dhe ndërmarrësisë për të promovuar punësueshmërinë dhe avancimin e shkathtësive ndërmarrëse në mesin e të rinjve të Kosovës.

Në këtë ngjarje, E Ngarkuara me Punë Colleen Hyland vuri në dukje se "ky program, i cili plotëson atë që nxënësit mësojnë në shkollë, ndërton atë lloj të komunikimit, punës ekipore dhe shkathtësive të të menduarit kritike, që janë thelbësore në një vend pune të kohës së sotme."  Ky aktivitet pesëvjeçar i mbështetur nga USAID-i aktualisht vepron në 16 komuna të Kosovës.