Video udhëzuesit promovojnë disponueshmërinë, shfrytëzimin e platformës së e-prokurimit

Speeches Shim

E enjte, 6 qershor, 2019
Drejtorja e Misionit të USAIDit të Kosovës Lisa Magno në ceremonin e lansimit të video udhëzuesve
USAID, Nazmije Bajrami

Me nisjen e platformës së saj të prokurimit elektronik (e-prokurimit) në vitin 2018, Kosova u bë lider rajonal në shpenzimin transparent të parasë publike.  Për të siguruar njohurite e nevojshme për përdorimin e kësaj platforme të re, si tek autoritetet kontraktuese ashtu edhe komunat, USAID-i përmes aktivitetit të tij Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse së bashku me Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) lansuan publikisht, më 24 maj, një seri të video udhëzuesve.

USAID-i dhe KRPP-ja zhvilluan së bashku videot udhëzuese, të cilat zëvendësojnë mësimet tradicionale në klasë për autoritetet kontraktuese dhe ofrojnë mundësi trajnimi për sektorin privat dhe shoqërinë civile.  Videot do të jenë të disponueshme në platformën e e-prokurimit dhe në seksionin e trajnimeve të faqes së internetit të KRPP-së, për të promovuar përdorim  dhe adoptim më të gjerë të platformës së e-prokurimit.  KRPP-ja vlerëson se videot e reja do të përdoren nga 9,100 individë, duke përfshirë 1,100 shërbyes publik të nivelit komunal, 1,600 shërbyes publik të nivelit qëndror dhe 6,400 përfaqësues të sektorit privat dhe shoqërisë civile.