Ri-garantimi siguron vazhdimin e qasjes në financim

Speeches Shim

E premte, 17 maj, 2019
Panel diskutimi mbi garantimin e kredive pas ceremonies së nënshkrimit
Nazmije Bajrami, USAID

Për ndërmarrësit, qasja në kreditim është faktor i rëndësisë thelbësore pë zhvillimin dhe suksesin e ndërmarrjeve të tyre.  Rishtazi, në një arritje me rëndësi të veçantë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të Kosovës, Fondi Europian i Investimeve (FEI) ka pranuar që të ri-garantojë 50 përqind të portofolit të kredive të Fondit Kosovar per Garanci Kreditore (FKGK).

I nisur me ndihmën e USAID-it në vitin 2016, FKGK po kontribuon në qasje më të gjërë në financim, gjë e cila paraqet njërën nga pengesat kryesore ndaj rritjes ekonomike në Kosovë.  FKGK, i cili tani udhëhiqet nga vendorët dhe është financiarisht i vetëqëndrueshëm, siguron garanci të pjesshme të kredive që u ndihmojnë bankave të zvogëlojnë riskun e rjedhimisht edhe kërkesat për kolateral.  FKGK ka nënshkruar marrëveshje me 90 përqind të institucioneve të sektorit bankar në Kosovë, duke përfshirë shtatë banka komerciale dhe një institucion financiar jo-bankar.

Ceremonia e nënshkrimit për marrëveshjen e ri-garantimit, e cila u zhvillua më 16 maj, shënoi përvjetorin e tretë të aktiviteteve të FKGK-së.  Deri më tani, FKGK ka lehtësuar akordimin e 2,707 kredive në vlerë të gjithëmbarshme prej mbi 110 milionë dollarë.  Ky kapital do t'i ndihmojë bizneset të krijojnë më shumë se 3,700 vende të reja pune.