NDIKIMI TRANSFORMUES NË SEKTORIN PRIVAT PËRMES PROGRAMIT “EMPOWER” TË USAID-it

Speeches Shim

E enjte, 6 shkurt, 2020
Shtëpia e prodhuar në Kosovë, e montuar brenda 24 orëve dhe e mobiluar me produkte vendore, u ekspozua me rastin e evenimentit përmbyllës të programit.  
Ardian Kurtolli, USAIDKosovo

Përderisa sektori privat në Kosovë po merrte hov nga reformat qeveritare që po nxisnin krijimin e një mjedisi më të përshtatshëm, më transparent dhe të parashikueshëm për afarizëm, qasja e programit të USAID-it Fuqizimim i Sektorit Privat (i njohur edhe si “EMPOWER”) ndaj forcimit të sektorit privat çoi deri te krijimi i 5,000 vendeve shtesë të punës në Kosovë. Fuqia punëtore e shkathët është thelbësore për një sektor privat të fortë në secilin vend, përfshirë edhe Kosovën. Gjatë pesë viteve të zgjatjes së tij, aktiviteti i USAID-it Fuqizimi i Sektorit Privat krijoi 5,109 vende të reja pune si rezultat i mbështetjes gjithëpërfshirëse dhënë bizneseve – zgjërimit të prodhimtarisë, përmirësimit të cilësisë së produkteve, qasjes në tregje dhe avancimit të fuqisë punëtore.

U krijuan mbi 1.870 vende të reja pune për gra, 1.532 për të rinjtë dhe 496 për pjestarë të minoriteteve. Përveç shtimit të vendeve të punës, aktiviteti i Fuqizimit të Sektorit Privat lehtësoi realizimin e shitjeve të reja në vlerë prej 214 milion dollarë amerikan, nga të cilat 101 milion dollarë amerikan ishin shitje në tregje të eksportit. Ndërmarrjet kosovare adoptuan teknologji të reja në më shumë se 950 raste, duke i kontribuar me këtë përmirësimit të cilësisë së produkteve dhe zgjerimit të prodhimtarisë.

Qasja e USAID-it ndaj sektorit privat dhe punës së prodhuesve të Kosovës nuk rezultoi vetëm me shtim të vendeve të punës dhe rritje të eksporteve, por edhe me afirmim të brendit “Prodhuar në Kosovë” (Made in Kosova) në mbarë botën. Siç tha Drejtoresha e USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, në fjalën e saj në evenimentin përmbyllës, "etiketa “Prodhuar në Kosovë” po bëhet sinonim i konsistencës në cilësi."  Aktiviteti pesëvjeçar i USAID-it Fuqizimi i Sektorit Privat hyri ne partneritete me ndërmarrjet kosovare me qëllim që të zgjërojë dhe avancojë kapacitetet e tyre për të shitur në tregje në të cilat është identifikuar prania e kërkesës, rritur eksportet dhe fituar shkathtësitë që i kërkon tregu.