Speeches Shim
Nisma e Partneriteteve të Reja, pjesë e një përpjekjeje në nivel agjencie për Krijim të Partneriteteve të Efektshme dhe Reformat në Prokurim, tashmë po sjell zëra të rinj dhe është shpresa se do të sjellë edhe zgjidhje të reja për sfidat zhvillimore. Organizatat vendore kanë njohuri të thellësishme mbi kontekstin vendor dhe i kuptojnë në themel sfidat që mund të ushtrojnë ndikim në zhvillimin e programeve të reja. Prandaj është thelbësore të punohet me këto organizata në ndërtimin e kapaciteteve afatgjata vendore, llogaridhënies dhe qëndrueshmërisë. Qëllimi përfundimtar është një partner vendor i vetqëndrueshëm dhe i aftë të planifikojë, financojë dhe menaxhojë sfidat zhvillimore vetanake përmes kapaciteteve të përforcuara dhe përkushtimit.
Misioni i USAID-it në Kosovë është i angazhuar në përpjekje për ndërgjegjësim publik përmes mediave dhe forumeve të diskutimit me qëllim të promovimit të kësaj nismë. Rishtazi, në një intervistë për Radio Kosova, Ed Acevedo, Zyrtar Kontraktues pranë misionit të USAID-it në Kosovë deklaroi, "veçanërisht në rastin e Kosovës, ne shpresojmë të shohim më shumë organizata vendore që janë në gjendje të zgjidhin sfida zhvillimore. Kjo nismë ndihmon në përfshirjen e zërave të rinj - dhe mundeësisht zgjidhjeve të reja – gjatë përparimit tonë në Rrugëtimin e Kosovës drejt Vetqëndrueshmërisë."
Comment
Make a general inquiry or suggest an improvement.