DREJTËSIA PËR GRUPET DHE KOMUNITETET E CENUESHME KA RËNDËSI

Speeches Shim

E premte, 6 mars, 2020
Dukja e posterit Hartografimi i Komuniteteve
USAIDKosovo

 

Sipas raportit Hartografimi i Nevojave të Komuniteteve për Drejtësi, i financuar nga USAID-i, mbi 90 përqind e përdoruesve të ndihmës juridike falas në Kosovë janë të kënaqur me shërbimet që marrin. Megjithatë, përkundër faktit se ndihma juridike falas është e garantuar me kushtetutë, qytetarët e Kosovës ende e kanë të vështirë qasjen në drejtësi. Për t’i ndihmuar sistemit të drejtësisë në Kosovë të prioritizojë burimet dhe përshtasë shërbimet, aktiviteti i USAID-it Drejtësia Ka Rëndësi prezantoi në dhjetor të viti 2019 përsëritjen e dytë të raportit, i cili identifikoi nevojat më të ngutshme të qytetarëve të Kosovës nga aspekti i ndihmës juridike.

Sipas Hartografimit për vitin 2019, nevojat më të ngutshme për ndihmë juridike ekzistojnë tek përkujdesja sociale, dhuna në familje, vjedhjet, çështjet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e punës dhe kontestet pronësore. Komunitetet e identifikuara si ato që kanë më së shumti nevojë për informacione juridike në Kosovë janë gratë dhe komunitetet Ashkali dhe Rom. Nevojat e këtyre komuniteteve, ashtu siç paraqiten në raport, nxjerrin në pah mundësitë që kanë institucionet e drejtësisë në Kosovë për t’u shërbyer më mirë qytetarëve përmes përmirësimit të qasjes në drejtësi për komunitetet më të cenueshme. Duke u përqëndruar në zgjerimin e qasjes në të dhëna që kanë të bëjnë me ndihmën juridike, përmirësimin e cilësisë së përfaqësimit juridik dhe rritjen e besimit në ndihmë juridike dhe institucione të sektorit të drejtësisë, aktiviteti i USAID-it Drejtësia Ka Rëndësi synon të zvogëlojë zhgënjimin e kërkuesve të drejtësisë dhe të ngushtojë hendekun ekzistues nga aspekti i përfaqësimit juridik të grupeve dhe komuniteteve më të cenueshme në Kosovë.