KONTRATA TË SUKSESSHME NË MES NDËRMARRJEVE MULTIETNIKE

Speeches Shim

E enjte, 6 shkurt, 2020
Ambasadori Kosnett and Zëvendësi i Kreut të Misionit Giacobbe gjatë vizitës në një fermë në pjesën veriore të Kosovës
Xheraldina Cernobregu, USAIDKosovo

Një takim i llojit “ndërmarrja ndërmarrjes” (business-to-business) rezultoi me 92 kontrata të nënshkruara në mes fermerëve serbë të Kosovës nga pjesa veriore e Kosovës dhe blerësve (ndërmarrjeve) shqiptarë të Kosovës. Vlera e përgjithshme e shkëmbimit tejkaloi 150,000 euro, për prodhimin dhe blerjen e perimeve dhe bimëve mjekësore. Ky sukses është rezultat i përpjekjeve strategjike të USAID-it për përmirësimin e mundësive për prosperitet ekonomik të bizneseve në pjesën veriore të Kosovës, fillimisht përmes sigurimit të serrave dhe më pas përmes vendosjes së lidhjeve në mes të prodhuesve dhe blerësve.

Angazhimi i USAID-it në sektorin e bujqësisë në Veri po forcon marrëdhëniet midis ndërmarrjeve nga Veriu dhe blerësve (ndërmarrjeve) kryesisht nga pjesa jugore e Kosovës. Forcimi i marrëdhënieve të ndërsjella po rezulton me rritje të mundësive për afarizëm në mes të këtyre dy grupeve.