AKTERËT VENDOR BASHKËRISHT DIZAJNOJNË ZGJIDHJE VETANAKE PËR RICIKLIM

Speeches Shim

E enjte, 6 shkurt, 2020
Gjatë diskutimeve mbi Punët Vendore
Ardian Kurtolli, USAIDKosovo

Më 23 janar 2020, misioni i USAID-it në Kosova organizoi një punëtori gjysmë-ditore me organizatat vendore, institucionet, donatorët dhe mbledhësit vendor të materialeve të riciklueshme për të diskutuar sfidat e riciklimit dhe mundësitë e nxitjes së kohezionit shoqëror. Bisedat e zhvilluara u përqëndruan rreth risqeve shëndetësore, mungesës së dialogut me komunat dhe nevojës për të mbrojtur mjedisin.

Pjesëmarrësit identifikuan mundësitë, si përfshirja e komunave, puna me shkolla dhe ndërgjegjësimi i të rinjve. Misioni do të shfrytëzojë të kuptuarit intuitiv dhe këndvështrimet që pjesëmarrësit këmbyen në mes veti gjatë punëtorisë për të informuar vendimmarrjen gjatë procesit të dizajnimit për një aktivitet të ri të Punëve Vendore.

Misioni i USAID-it në Kosovë është një mision i Punëve Vendore, i zgjedhur gjatë raundit të katërt të këtij pilot programi për t’i fuqizuar komunitetet gjatë kohës që ato planifikojnë, financojnë dhe zbatojnë zgjidhje për sfidat e tyre zhvillimore. Përmes Punëve Vendore, misioni synon të krijojë kohezion shoqëror në mes komuniteteve vendore që punojnë rreth një nisme të përbashkët - riciklimit.