SHTETET E BASHKUARA PO PRIJNË NË MBËSHTETJE TË LUFTËS KUNDËR COVID- 19 NË KOSOVE

Speeches Shim

E enjte, 21 maj, 2020
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia [majtas], dhe Ambasadori i Sh.B.A.-ve, Philip S. Kosnett, me rastin e nisjes së ndihmës së Qeverisë së Sh.B.A.-ve ne Kosovë.
Xheraldina Cernobregu, USAID

Ambasadori i Sh.B.A.-ve në Kosovë, Philip S. Kosnett, i shoqëruar nga Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, nisi më 23 prill, zyrtarisht, partneritetin në mes të USAID-it dhe Zyrës së UNICEF-it në Kosovë. Ky partneritet synon të ndihmojë familjet dhe institucionet që janë në vijën e parë të luftës kundër pandemisë COVID- 19 përmes sigurimit të kompleteve të domosdoshme të higjienës themelore, përfshirë detergjentë, sapunë, faculeta, etj.

Këto komplete janë pjesë e pakos së ndihmave të Sh.B.A.-ve në vlerë prej 1.1 milion dollare amerikan, të siguruara përmes USAID-it, për të lehtësuar pasojat e përhapjes se pandemise COVID-19 në Kosovë. UNICEF-i, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë të Kosovës dhe Kryqin e Kuq të Kosovës, do t'ua shpërndajë kompletet në emër të popullit amerikan familjeve anembanë Kosovës, përfshirë komunat e dominuara nga komunitetet pakicë.