Tregimet Tona | Kosovo

Speeches Shim

21-07-2020

Në përgjigje ndaj sfidave të fundit në mbarë botën në lidhje me financat e sektorit publik dhe aktivitetet ekonomike të sektorit privat, Ministria e Financave e Kosovës (MF) dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) zhvilluan një forum virtual më 22 maj, të mbështetur nga Programi i USAID-it për Qeverisjen Ekonomike. Përfaqësuesit e biznesit u bashkuan virtualisht në konferencën në internet për të diskutuar ndikimin e masave të reagimit në financat publike, si dhe rolin e ardhshëm të sektorit privat.

06-07-2020

Kosova ka hyrë në një fazë të re të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve si rrjedhojë e kufizimeve për mbrojtje të shëndetit publik dhe parandalimit të përhapjes së COVID-19. Në mesin e muajit mars 2020, Kosova zvogëloi shërbimet në gjykata, duke kufizuar seancat dëgjimore vetëm në raste të paraburgimit dhe dhunës në familje. Mijëra qytetarë me konteste civile vazhdonin të kishin nevojë për zgjidhje të rasteve të tyre, por kanë mbetur në situatë pasigurie.

06-07-2020

Pandemia globale dhe pengesat e shfaqura nuk i kanë ndaluar fermerët e Kosovës të bëjnë kërkesë dhe të marrin grante bujqësore për të mbështetur punën e tyre. Madje edhe me masat kufizuese siç janë orët policore dhe distancimi shoqëror, USAID-i përmes aktivitetit Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale hapi 10 grante për fermerët e Kosovës gjatë kulmit të pandemisë, në mbështetje të zinxhirëve të zgjeruar të vlerës. Grantet shënjestruan fermerët që punojnë për të zgjeruar dhe intensifikuar prodhimin në zinxhirët vijues të vlerës:  boronica, mjedra, bimë mjekësore dhe aromatike (BMA-të) dhe

06-07-2020

UNDP Kosovë ka kompletuar edicionin e 18-të të sondazhit Pulsit Publik  fincancuar nga USAID, gjatë pandëmisë kur kishte masat të kufizuara të lëvizjes. Pas një adaptimi të shpejtë të metodologjisë, Pulsi Publik i ka anketuar 1,306 qytetarë të Kosovës nëpërmjet intervitës me telefon, në vend të intervistës në terren. Të anketuarit nga të gjitha komunat e Kosovës, u janë përgjigjur pyetjeve sa i përket perceptimeve të tyre për proceset demokratike dhe insituticionet në Kosovë, kushtet socio-ekonomike, si dhe pademisë COVID-19.

19-06-2020

Të rinjtë anembanë Kosovës po gjejnë mënyra kreative se si t’i përmbahen udhëzimeve për distancim social, por vetëm në aspektin e distancimit fizik. Ata po mbajnë kontakte me bashkëmoshatarët e tyre duke i ofruar mbështetje virtuale njëri-tjetrit për ta parandaluar ndjenjën e izolimit. Në mënyrë që këto ide kreative të vijnë në pah dhe të ndahen me të tjerët, aktiviteti i USAID-it Up to Youth inkurajoi pjesëmarrësit e saj që të konkurojnë në një garë përmes internetit për të shkëmbyer idetë sa më kreative se si po e kalojnë kohën e lirë gjatë pandemisë.

Pages