FERMERËT E KOSOVËS TREGOJNË RËZISTENCË

Speeches Shim

E hënë, 6 korrik, 2020
Sezoni i boronicave në lulëzim
USAID Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale (TetraTech)

Pandemia globale dhe pengesat e shfaqura nuk i kanë ndaluar fermerët e Kosovës të bëjnë kërkesë dhe të marrin grante bujqësore për të mbështetur punën e tyre. Madje edhe me masat kufizuese siç janë orët policore dhe distancimi shoqëror, USAID-i përmes aktivitetit Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale hapi 10 grante për fermerët e Kosovës gjatë kulmit të pandemisë, në mbështetje të zinxhirëve të zgjeruar të vlerës. Grantet shënjestruan fermerët që punojnë për të zgjeruar dhe intensifikuar prodhimin në zinxhirët vijues të vlerës:  boronica, mjedra, bimë mjekësore dhe aromatike (BMA-të) dhe perime.

Me këto grante, fermerët e pemëve të imëta zgjeruan prodhimin e boronicave dhe instaluan sisteme moderne të ujitjes, ndërsa fermerët e rinj të kamomilit zgjeruan kapacitetet e tyre të korrjes përmes investimeve në pajisje të reja siç janë: korrësit, tharësit dhe makinat e heqjes së barërave të këqija. Përveç kamomilës, një fermer tjetër i BMA-ve u zgjerua në mbjelljen e hithrave, nenexhikut dhe lulemisrit dhe ndërtoi një objekt të ri që do të shërbejë si qendër e grumbullimit, tharjes dhe ruajtjes së BMA-ve në këtë zonë.

Në total, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) e Kosovës dhuroi 787,000$ gjatë 90 ditëve të fundit në mbështetje të këtyre zinxhirëve kritikë të vlerës në eksport. Në përgjithësi, vendet e reja të krijuara të punës do të arrijnë në ekuivalentin e 357 vendeve të punës me kohë të plotë dhe shitjet e parashikuara vjetore do të jenë më shumë se 1.4 milion dollarë si rezultat i këtyre investimeve.