Speeches Shim
Duke u mbështetur në asistencën teknike afatgjatë të financuar nga USAID, Drejtoria për Hulumtime, Bibliotekë dhe Arkivë e Kuvendit të Kosovës (DHBA) ka krijuar dhe trajnuar me sukses Njësinë për Analiza Buxhetore dhe Financiare. Si veprim i parë i pavarur, Njësia për Analiza Buxhetore dhe Financiare e DHBA-së ka përgatitur dhe shpërndarë në mënyrë të pavarur tek të gjithë deputetët e Kuvendit një analizë të rishikimit të buxhetit të shtetit për vitin 2020. Analiza përfshinë rishikime të kostove kapitale, analiza krahasuese buxhetore dhe një vlerësim të borxhit publik.
Si pjesë e angazhimit global për të ndihmuar vendet më të prekura nga COVID 19, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhuruar Kosovës 50 respiratorë të ri dhe nga më bashkëkohorët për të ndihmuar në luftën e saj kundër COVID-19. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Filip S. Kosnet së bashku me drejtoren e Misionit të USAID-it Lisa Magno dorëzuan këto pajisje mjekësore të domosdoshme për shpëtimin e jetëve me 25 Gusht, Ministrit të Shëndetësis.
Në përpjekje për t’i bërë gjykatat e Kosovës më të arritshme për qytetarët, Këshilli Gjyqësor i Kosovës lansoi në faqen e vet të internetit një mjet që ia bën të mundur qytetarëve të Kosovës të llogarisin koston e taksave gjyqësore dhe gjobave penale pa u larguar nga shtëpia. Mbështetja për këtë inovacion erdhi përmes veprimeve ndërmjet disa agjencive, me kontribut nga Programi i USAID-it për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë (JSSP), Zyra e Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së për Zhvillimin Prokurorial Jashtë Vendit (OPDAT) dhe Byroja e Departamentit të Shtetit për Çështje Ndërkombëtare
Akademia e Avancuar e Grave për Lidership ka pajisur aktivistet gra në politikë dhe shoqëri civile me shkathtësi digjitale, të nevojshme për një angazhim efektiv në politikë dhe avokim.
Dhuna ndaj grave në politikë, shpesh duke marrë formën e ngacmimit në internet, i ka dekurajuar gratë të marrin role në jetën publike. Gjatë tetë javëve, akademia online e financuar nga USAID dhe e implemetuar nga Instituti Kombëtar Demokratik, ka pajisur 20 pjesëmarrëse me shkathtësitë e nevojshme për të ju përgjigjur sulmeve online.
Pandemia ka shtuar një ngarkesë shtesë në një mjedis biznesi edhe ashtu të dobët në Kosovë. Disa biznese i janë përgjigjur sfidës, me invoacion dhe duke përshtatur prodhimin e tyre për të përmbushur më mirë nevojat aktuale të tregut. Një kompani e tillë është Texland, një prodhues vendor i veshjeve për foshnja dhe fëmijë, i cili punësoi gjashtë praktikantë si pjesë e aktivitetit të USAID-it Mundësitë e reja ekonomike në veri.
Comment
Make a general inquiry or suggest an improvement.