AKADEMIA ONLINE PAJISË GRATË ME SHKATHTËSI KYÇE PËR AVOKIM DIGJITAL

Speeches Shim

E mërkurë, 19 gusht, 2020
Ceremonia virtuale e diplomimit të Akademis së Avancuar të Grave për Lidership
NDI për USAID

Akademia e Avancuar e Grave për Lidership ka pajisur aktivistet gra në politikë dhe shoqëri civile me shkathtësi digjitale, të nevojshme për një angazhim efektiv në politikë dhe avokim.

Dhuna ndaj grave në politikë, shpesh duke marrë formën e ngacmimit në internet, i ka dekurajuar gratë të marrin role në jetën publike. Gjatë tetë javëve, akademia online e financuar nga USAID dhe e implemetuar nga Instituti Kombëtar Demokratik, ka pajisur 20 pjesëmarrëse me shkathtësitë e nevojshme për të ju përgjigjur sulmeve online.

Znj.Vjosa Osmani, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, hapi ceremoninë e diplomimit virtual të mbajtur më 10 korrik, si një shembull frymëzues i një politikaneje grua që ka luftuar dhe tejkaluar dhunën në internet e ballafaquar si Kryetarja e parë grua e Kuvendit.  Ajo theksoi se, "Dezinformimi në baza gjinore ka implikime të rënda për përfaqësim të barabartë dhe të larmishëm në politikën moderne.  Vetë ekzistenca dhe pranimi i një gjuhe të tillë në politikë dhe në jetën publike ka legjitimuar vazhdimisht mizogjininë, si dhe dhunën e përditshme ndaj grave, e cila për fat të keq ka qenë në rritje gjatë këtyre muajve të izolimit.” 

Drejtoresha e Misionit të USAID-it, Lisa Magno, iu bashkangjit asaj gjatë ceremonisë dhe vlerësoi punën e rëndësishme të pjesëmarrëseve dhe organizatorëve. Ajo theksoi se "fuqizimi i grave nuk ka pse të ndalet përshkak të pandemisë". 

Gratë pjesëmarrëse tashmë po aplikojnë njohuritë dhe aftësitë e fituara gjatë akademisë.  Ato kanë paraqitur rekomandime për politika, kanë organizuar konferenca mbi politika, kanë mbledhur fonde për shtëpi të sigurta dhe viktima të dhunës në familje, dhe së bashku kanë avokuar për kujdesin e fëmijëve falas për prindër vetëushqyes, klasa të organizuara më mirë në shkolla dhe mbrojtjen e mjedisit.  Si rezultat i drejtpërdrejtë i këtij trajnimi, gratë pjesëmarrëse tani mund të njohin dhe luftojnë më lehtë dhunën në internet dhe të diskreditojnë  çdo dezinformim gjinor që haset në internet.