Tregimet Tona | Kosovo

Speeches Shim

23-10-2020

Përkundër sukseseve të shumta në sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut, të drejtat pronësore ende mbeten diçka e paarritshme për shumë njerëz në Kosovë. Një nga shumë përfitues të granteve të USAID-it, Komunikimi për Zhvillim Shoqëror, po bën përpjekje që të ndryshoje sjelljet në kuadër të komuniteteve të vogla anembanë Kosovës me qëllim që grave t’u njihet e drejta për të kërkuar pronën që u takon. Për këtë qëllim, nuk mund të ketë vend më të mirë për të filluar se në shkolla, ku nxënësit formësojnë pikëpamjet e tyre mbi të drejtat e barabarta dhe botën që i rrethon.

23-10-2020

Agjencia për Ndihmë Juridike Falas (ANJF), organizatat e shoqërisë civile të Kosovës, Oda e Avokatëve të Kosovës dhe të rinjtë, u bashkuan për të shënuar "Javën e Ndihmës Juridike Falas." Aktiviteti i USAID-it Drejtësia ka Rëndësi mbështeti fushatën e javës së ndihmës juridike falas, e cila u zhvillua nga 7 deri më 11 shtator, dhe promovoi informimin dhe angazhimin rreth shërbimeve të ndihmës juridike. Fushata pati për qëllim të informojë dhe fuqizojë qytetarët e Kosovës, veçanërisht grupet e cenueshme, për të kërkuar mbrojtjen e të drejtave të tyre.

23-10-2020

Aktiviteti i Drejtësisë Komerciale i USAID-it po nxit angazhimin e sektorit privat duke punuar me Qeverinë e Kosovës në hartimin e legjislacionit i cili do të themelojë një gjykatë të pavarur komerciale në Kosovë përmes një procesi konsultativ. Aktualisht, bizneset duhet të parashtrojne kërkesat e tyre në disa departamente gjyqësore, gjë e cila vonon zgjidhjen e lëndëve. Mirëpo, themelimi i gjykatës komerciale tani do t'u mundësojë bizneseve që për zgjidhjen e kontesteve komerciale dhe administrative të drejtohen në një vend të vetëm.

13-10-2020

Që kur pandemia goditi Kosovën në muajin mars, USAID-i dhe partnerët e tij kanë bashkëpunuar ngushtë me Këshillin Gjyqësor të Kosovës për të zhvilluar, miratuar dhe zbatuar një kornizë të plotë të politikave e cila u mundëson gjykatave të zhvillojnë seanca gjyqësore onlajn. Para vetëm dy muajsh, gjykatat e Kosovës filluan mbajtjen e seancave të tyre të para përmes internetit. Deri më tani, pothuajse të gjitha gjykatat në Kosovë kanë pilotuar seanca gjyqësore onlajn dhe janë të gatshme të fillojnë me ndarjen e drejtësisë në këtë mënyrë të re.

13-10-2020

Udhëheqësitë komunale anembanë Kosovën kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të përmirësuar jetën e përditshme të qytetarëve të tyre përmes ndërveprimit me sektorin privat. Gjatë një mbledhjeje virtuale më 14 shtator, partneri i USAID-it Instituti Riinvest prezantoi Indeksin e Konkurrueshmërisë së Komunave 2020 para kryetarëve të komunave të Kosovës dhe zyrtarëve të qeverisjes lokale. Ky Indeks u përgjigjet kërkesave nga kryetarët e komunave dhe zyrtarët lokalë për të mësuar nëse politikat e tyre janë të efektshme dhe u shërbejnë si qytetarëve ashtu edhe bizneseve në komunitetet e tyre.

Pages