NDRYSHIMI I PERCEPTIMEVE MBI TË DREJTAT PRONËSORE TË GRAVE KOMUNITET PAS KOMUNITETI

Speeches Shim

E premte, 23 Tetor, 2020
Foto nga punetoritë e CSDës
ATRC për USAID

Përkundër sukseseve të shumta në sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut, të drejtat pronësore ende mbeten diçka e paarritshme për shumë njerëz në Kosovë. Një nga shumë përfitues të granteve të USAID-it, Komunikimi për Zhvillim Shoqëror, po bën përpjekje që të ndryshoje sjelljet në kuadër të komuniteteve të vogla anembanë Kosovës me qëllim që grave t’u njihet e drejta për të kërkuar pronën që u takon. Për këtë qëllim, nuk mund të ketë vend më të mirë për të filluar se në shkolla, ku nxënësit formësojnë pikëpamjet e tyre mbi të drejtat e barabarta dhe botën që i rrethon.

Në kuadër të një granti të vogël të akorduar nga aktiviteti i USAID-it Angazhimi për Barazi, Komunikimi për Zhvillim Shoqëror u ofroi nxënësve orë mësimore mbi të drejtat pronësore në shkollat e mesme në të cilat mësimi zhvillohet në gjuhën serbe. Nikolla Ivanoviqi është një nga nxënësit që morrën pjesë në orët mësimore të financuara nga USAID-i në fillim të këtij viti. "Disi gjithmonë e kam ditur që gratë dhe burrat duhet të kenë të drejta të barabarta, por u habita kur zbulova se sa pak përpjekje bëjmë ne si shoqëri për të siguruar respektimin e të drejtave të grave e sidomos të drejtave të tyre pronësore," tha Nikolla pasi kishte vijuar këto orë mësimore. Por Nikolla nuk është i vetëm, Dragana Petroviq, Drejtoreshë Ekzekutive e “Moravski Biseri,” vazhdon të kërkojë me këmbëngulësi ndryshime. Kohët e fundit, ajo nisi lançimin e një platforme për të promovuar realizimin e të drejtave pronësore të grave në komunitetet serbe të Kosovës. Sipas Draganës, "platforma është gurëthemeli i promovimit të të drejtave pronësore të grave."

Sipas një sondazhi nacional mbi të drejtat pronësore të realizuar në vitin 2015, vetëm 17 përqind e grave në Kosovë posedojnë pronë të paluajtshme. Kjo vështirëson pozitën e gruas si anëtare e barabartë e shoqërisë por njëkohësisht edhe pozitën e saj në familje; shpeshherë nënkupton një varësi të plotë ekonomike nga anëtarët meshkuj. Për të adresuar këtë, USAID-i po adopton një qasje holistike duke punuar me autoritetet, si në nivelin qëndror ashtu edhe atë lokal, për të përshtatur politikat dhe për t'i bërë ato të qasshme për gratë. Kjo siguron lehtësimin nga ana e institucioneve huadhënëse që prona e grave afariste të përdoret nga ato si kolateral për huamarrje. USAID-i, përmes granteve të aktivitetit të tij Angazhimi për Barazi dhe Programit të të Drejtave Pronësore, përpiqet të rrisë ndërgjegjësimin e publikut mbi rëndësinë që kanë të drejtat pronësore si të drejta të njeriut për të gjithë dhe punon që t’ua bëj ato të disponueshme të gjitha grave të Kosovës.