Tregimet Tona | Kosovo

Speeches Shim

20-11-2020

Me një nga shkallët më të larta të depërtimit të internetit në Evropë, teknologjia e informacionik dhe komunikimit (TIK) është një fushë që ka potencial të konsiderueshëm dhe njëri nga sektorët me rritjen më të shpejtë në ekonominë e Kosovës. USAID-i po ndihmon Kosovën të ndërtojë një kuadër të ri liderësh dhe ndërmarrësish për të përmbushur këtë kërkesë të re e në rritje e sipër në treg.

20-11-2020

Aktivitetet e sundimit të ligjit të misionit të USAID-it në Kosovë kanë një fokusim të fuqishëm në mentorim dhe zhvillim professional, me qëllim që t'i frymëzojnë pjesëmarrësit të kërkojnë role më aktive udhëheqëse në fushat e tyre përkatëse. Programet u ofrojnë grupeve të nënpërfaqësuara, si grave dhe të rinjve, mundësi për të fituar shkathtësi praktike dhe krijuar marrëdhënie strategjike. Zëvendës Drejtoresha e misionit të USAID-it në Kosovë, Zeinah Salahi, i’u bashkëngjit dy prej këtyre sesioneve për të ndarë pikëpamjet dhe përvojat e saj me praktikantët e rinj dhe gjyqtaret.

05-11-2020

Sektori privat në Kosovë po merr mbi vete rolin prijës në hulumtimin e zgjidhjeve inovative dhe të bazuara në treg, duke ofruar njëkohësisht mundësi profesionale për nxënësit. Busulla, një platformë udhëzuese e karrierës në internet, është një nga inovacionet e para të sektorit privat që janë integruar në rrjedhën kryesore, apo bërë pjesë e mainstream-it të sistemit arsimor të Kosovës.

05-11-2020

Më 27 tetor, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), me mbështetjen e programit të USAID-it Forcimi i Sistemit të Drejtësisë, lançoi veglën e kërkimit të statusit të lëndëve, një funksion i ri ky në faqen e internetit të KGJK-së që u mundëson qytetarëve të informohen lidhur me statusin e lëndës së tyre me një klikim të shpejtë. Kjo pikëarritje e rëndësishme është një sukses i radhës që u mundëson të gjitha palëve në procedurat gjyqësore qasje të lehtë dhe të shpejtë në informata, qoftë sa i përket statusit aktual ashtu edhe veprimeve paraprake në kuadër të lëndës së tyre.

05-11-2020

Në kohën kur shumica e qytetarëve të vendit po qëndronin në shtëpitë e tyre gjatë muajve të hershëm të pandemisë COVID-19, institucionet qeveritare të Kosovës ishin në gjendje që në mënyrë efektive të siguronin ofrimin e mallrave dhe shërbimeve për qytetarët falë platformës së prokurimit elektronik (e-prokurimit).

Pages