INOVACIONET E SEKTORIT PRIVAT TË INTEGRUARA NË RRJEDHËN KRYESORE TË SISTEMIT ARSIMOR

Speeches Shim

E enjte, 5 nëntor, 2020
Pamje e platformës Busulla
USAIDKosovo

Sektori privat në Kosovë po merr mbi vete rolin prijës në hulumtimin e zgjidhjeve inovative dhe të bazuara në treg, duke ofruar njëkohësisht mundësi profesionale për nxënësit. Busulla, një platformë udhëzuese e karrierës në internet, është një nga inovacionet e para të sektorit privat që janë integruar në rrjedhën kryesore, apo bërë pjesë e mainstream-it të sistemit arsimor të Kosovës. Nën udhëheqjen e Sovran Berishës, një të diplomuari në Shtetet e Bashkuara përmes një burse të financuar nga USAID-i, Busulla ka lidhur partneritet me disa shkolla dhe klube të karrierës për t’u ndihmuar nxënësve t’i avancojnë shkathtësitë e tyre. Platforma aktualisht numëron 274,000 përdorues të regjistruar, kryesisht nxënës, shkolla dhe universitete.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka pranuar Busullën si platformë të saj zyrtare për ofrim të udhëzimeve dhe orientimeve nxënësve të Kosovës që kërkojnë informata mbi shkollat dhe profesionet. Platforma e internetit ofron një vështrim të detajuar mbi profesionet, përgjegjësitë dhe shkathtësitë e ndryshme që nevoiten për secilin nga profesionet, dhe përdor teste të karriere për t'i çiftëzuar nxënësit e rinj me fushat e mundshme të studimit dhe shkollat duke u bazuar në njohuritë, shkathtësitë dhe interesimet e tyre. Ajo gjithashtu ofron vlerësime të shkathtësive, të tilla si në gjuhën angleze dhe matematikë, për t'i krahasuar me shkathtësitë e nevojshme në tregun global të punës.

Aktiviteti i USAID-it Mbështetja e Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt ka promovuar platformën Busulla përmes klubeve të tij të karrierës, duke vepruar njëkohësisht në partneritet me kompaninë e Sovranit për t'u ofruar praktikë profesionale nxënësve që synojnë t'i avancojnë shkathtësitë e tyre. Përmes këtyre inovacioneve, sektori privat po luan një rol vendimtar në krijimin e mundësive për përmirësimin e jetës së njerëzve dhe komuniteteve në Kosovë.