NJË GJENERATË E RE PROFESIONISTËSH TË TIK DIPLOMON ME MBËSHTETJE TË USAID-it

Speeches Shim

E premte, 20 nëntor, 2020
Të diplomuarit pranuan certifikata
Cacttus Education për USAIDKosovë

Me një nga shkallët më të larta të depërtimit të internetit në Evropë, teknologjia e informacionik dhe komunikimit (TIK) është një fushë që ka potencial të konsiderueshëm dhe njëri nga sektorët me rritjen më të shpejtë në ekonominë e Kosovës. USAID-i po ndihmon Kosovën të ndërtojë një kuadër të ri liderësh dhe ndërmarrësish për të përmbushur këtë kërkesë të re e në rritje e sipër në treg. Më 24 shtator, partneri vendor i USAID-it Cacttus Education festoi diplomimin e vijuesve të rinj që përfunduan programin dy-vjeçar të TIK-ut të kësaj organizat (20 vijues) dhe programin e saj afatshkurtër të trajnimit (30 vijues).

Drejtori i Zyrës për Rritje Ekonomike pranë misionit të USAID-it në Kosovë, Joshua Mike, i’u bashkëngjit virtualisht ceremonisë për të uruar të diplomuarit, duke theksuar nevojën e krijimit të mundësive të reja për të rinjtë në sektorin e TIK-ut dhe të të fituarit nga ana e tyre të shkathtësive që u përgjigjen kërkesave të tregut. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e krijimit të një gjenerate të re profesionistësh të TIK-ut që do të mund të nisin bizneset e tyre dhe t’i kontribuojnë ekonomisë së Kosovës.

Ceremonia shënoi përfundimin e aktivitetit të USAID-it Partneriteti për Ndikim në TIK në bashkëpunim me Cacttus Education. Aktiviteti i financuar nga USAID-i ka trajnuar 60 vijues në programin dyvjeçar të TIK-ut, ndërsa më shumë se 400 vijues kanë marrë pjesë në programet afatshkurtra të TIK-ut dhe ndërmarrësisë. Partneriteti i USAID-it me Cacttus gjithashtu ka siguruar vendosje nëpër vende të punës për më shumë se 80 vijues anembanë Kosovës.