SEKTORI PRIVAT I ANGAZHUAR NË THEMELIMIN E GJYKATËS KOMERCIALE

Speeches Shim

E premte, 23 Tetor, 2020
Themelimi i Gjykatës Komerciale ndihmon zgjedhjen e rasteve të sektorit privat
Checci Consulting për USAIDin

Aktiviteti i Drejtësisë Komerciale i USAID-it po nxit angazhimin e sektorit privat duke punuar me Qeverinë e Kosovës në hartimin e legjislacionit i cili do të themelojë një gjykatë të pavarur komerciale në Kosovë përmes një procesi konsultativ. Aktualisht, bizneset duhet të parashtrojne kërkesat e tyre në disa departamente gjyqësore, gjë e cila vonon zgjidhjen e lëndëve. Mirëpo, themelimi i gjykatës komerciale tani do t'u mundësojë bizneseve që për zgjidhjen e kontesteve komerciale dhe administrative të drejtohen në një vend të vetëm.

Meqenëse sistemi gjyqësor i Kosovës shtrihet në shumë departamente, gjyqtarët dhe personeli i gjykatave nuk kanë specializimin e duhur për t'u marrë me çështje komerciale. Një strukturë menaxhuese e integruar e gjykatës komerciale do të përmirësojë në masë të madhe cilësinë dhe përgjegjshmërinë e punës së gjykatës, duke shkurtuar kohën e nevojshme për të zgjidhur lëndët që kanë të bëjnë çështje afariste dhe, përfundimisht, duke ulur shpenzimet.

Grupi punues i udhëhequr nga Ministria e Drejtësisë, i cili po harton ligjin për themelimin e gjykatës, është gjithëpërfshirës dhe ka në përbërje të tij përfaqësues nga komuniteti i biznesit. Përveç kësaj, grupi punues po zhvillon konsultime të gjëra me biznese, organizata ndërkombëtare dhe me komunitetin e OJQ-ve, për të siguruar që gjykata e themeluar të jetë sa më e përgjegjshme ndaj nevojave të shfrytëzuesve. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë të Kosovës rishtazi vërejti se reforma e gjykatës komerciale është nisma e Qeverisë me më së shumti konsultime nga të gjitha të tjerat dëshmitar i të cilave ka qenë gjatë 11 viteve të shërbimit publik. Angazhimi i sektorit privat të Kosovës në themelimin e gjykatës komerciale jo vetëm që siguron një mjedis më të përshtatshëm afarist në Kosovë, por gjithashtu paraqet një shembull se si pushteti ligjvënës i Kosovës mund t'u përgjigjet nevojave të bizneseve dhe qytetarëve.